Aktorja e njohur italiane, 89-vjeçarja, Sophia Loren, ditë më parë ka kryer një operacion si pasojë e rrëzimit në shtëpinë e saj në Zvicër, gjegjësisht në banjo ka pësuar disa fraktura.
Ashtu siç edhe janë shprehur optimistë në fillim lidhur me gjendjen e saj edhe së fundmi janë deklaruar se gjendja e aktores, fitueses së Oscar-it është duke u përmirësuar.
“Ajo ka filluar trajtimin dhe dalëngadalë po e merr veten. Nuk ka ndonjë lajm tjetër për momentin”, ka theksuar menagjeri i Loren, Carlo Giusti për ‘People’.
Loren, paraqitjen e saj të fundit e ka pasur me 2 shtator në Festivalin e Filmit në Venedik. Një gazetare italiane Giuseppe Fantasia, e cila ishte po ashtu në atë ngjarje ka deklaruar se Loren dukej plot jetë.
“Keni thënë se ajo i ka shumë në qejf eventet…, ajo ishte shumë e lumtur. Ajo po kujdesej shumë për veten. Ajo shihej se po kënaqej. Njerëzit ishin shumë të kënaqur që e panë atë”, tha më tej gazetarja. /People
ObserverKult
Lexo edhe:
60 VJET PAS ROLIT NË “LA CIOCIARA”, SOPHIA LOREN MERR ÇMIMIN “VISIONARY AWARD”
Sophia Loren shton edhe një çmim tjetër në karrierën e saj të gjatë si aktore. Më 25 shtator, aktorja e famshme italiane do të marrë çmimin “Visionary Award” nga Muzeu i ri i Akademisë.
Ky çmim vjen 60 vite pas rolit “La Ciociara”, me të cilin ka marrë një Oscar si aktorja më e mirë në një film të huaj. Ky çmim vjen gjithashtu edhe pas 30-vitesh nga Oscar për karrierën, i cili iu dha “një artisteje puna e së cilës bëri progres në artin e kinemasë”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult