Pas operacionit, aktori Genc Fuga shfaqet me kolegët- ja si është gjendja e tij shëndetësore

Në fund të muajit korrik, aktori i njohur Genc Fuga pësoi një goditje në tru dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente në një spital privat në Tiranë.

Pas problemeve me shëndetin, duket se Genc Fuga ia ka dalë dhe sot gëzon shëndet të plotë.

Aktor i njohur, është shfaqur mes kolegëve dhe miqve pas ndërhyrjes kirurgjikale rreth një muaj më parë, pasi pësoi goditje në tru, transmeton ‘shqiptarja’.

‘Me Genci Fugën, kolegun e mikun e mirë duke festuar për jetën! Mirëse erdhe Genc!’- shkruan deputetja Taulanda Jupi.

Një thirrje e dëshpëruar e një artisteje, për të gjetur 19 mijë euro për t’i shpëtuar jetën bashkëshortit të saj, një prej aktorëve më të vlerësuar për talentin në vend, Genci Fugës, hapi një debat të thellë për situatën ku gjendet sistemi shëndetësor në vend në këtë drejtim. 

Në pamundësi që familjarët e Fugës të paguanin këtë shumë të lartë, dashamirës të artistit kontribuan duke mbledhur shumën dhe duke bërë të mundur operimin e aktorit.

ObserverKult

ObserverKult


Lexo edhe:

GENC FUGA U OPERUA PËR 19 MIJË EURO NË SPITALIN AMERIKAN, DEPUTETJA GJERGJI: MAKABËR T’I THUASH PACIENTIT VDIS NËSE NUK I KE LEKËT

Deputetja demokrate Zheni Gjergji ka reaguar për rastin e aktorit Genc Fuga, i cili duhej t’i nënshtrohej urgjent një ndërhyrjeje kirurgjikale që i kushtoi 19 mijë euro në spitalin privat Amerikan.

Zheni Gjergji shkruan se është makabër t’i thuash pacientit që nëse s’ke “çmimin” e operacionit, ti do duhet të vdesësh. Deputetja thotë se qytetarët shqiptarë e kanë të papërballueshme të paguajnë pagesat e larta të privatit për disa shërbime që nuk janë pjesë e QSUT…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU