Pas premierës në Prishtinë, shfaqja “Negotiating Peace” me turne në Evropë

Pas premierës në Prishtinë e turneut në Ferizaj, Gjilan e Shkup, ‘Negotiating Peace’ do të fillojë turneun evropian më 8 dhe 9 nëntor, në Schaubune Lindenfels si pjesë e edicionit të 33-të të festivalit prestigjioz euro-scene Leipzig.

Turneu i shfaqjes do të vazhdojë më 11 nëntor në Teatrin Pumpenhaus në Muenster të Gjermanisë, për t’u përmbyllur me dy shfaqje më 13 dhe 14 nëntor në Teatrin e Komedisë në Pragë të Çekisë.

‘Negotiating Peace’ e Qendrës Multimedia, e cila u dha premierë më 16 tetor në Teatrin ODA, zgjoi interesim të jashtëzakonshëm të kritikës ndërkombëtare.

Media si The Guardian e Britanisë, Politis e Francës e Taggespiegel e Gjermanisë e vlerësuan atë për relevancën shoqërore e qasjen e veçantë ndaj një çështje politikisht të komplikuar.

Në kritikën e tij për The Guardian, Philip Oltermann shkroi, “Kur udhëheqësit politikë e paraqesin luftën si të vetmen zgjidhje, është detyrë e artistëve t’ua kujtojnë njerëzve se gjetja e paqes është ende e mundur.

Kjo është pikënisja për një kompani teatrore në Kosovë, “Qendrën Multimedia”, e cila nëpërmjet shfaqjes së re kthehet te lufta e fundit në Evropë para invadimit të Rusisë në Ukrainë dhe eksploron se si u ndal ajo.

Duke u nisur nga negociatat e paqes, duke përfshirë marrëveshjen e Dejtonit, marrëveshjet në Irlandën Veriore dhe ato të Lindjes së Mesme, bisedimet politike — ende pa shumë rezultat —  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duke e paramenduar si do të duket fundi i luftës ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, Qendra Multimedia ka bërë bashkë një ansambël pan-evropian për të krijuar Negociating Peace.

Ky produksion është krijuar me artistë dhe grupe teatrore nga Ukraina, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Italia, Çekia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia dhe Estonia.

E frymëzuar nga libri i Richard Holbrooke “To End a War” dhe “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” i Ismail Kadaresë, Negociating Peace tenton të ballafaqojë publikun me prapavijat, sfidat, frikat dhe shpresën që e shoqërojnë arritjen e një marrëveshjeje të paqes si dhe diskuton tema të rëndësishme: Kush mund të negociojë paqen?

A u takon politikanëve legjitimeti për të bërë një gjë të tillë? A pajtohen vërtet njerëzit e zakonshëm pas nënshkrimit të ‘aktit të paqes’ në emrin e tyre?

A mund të ketë falje kolektive, apo falja është akt individual?

Shfaqja Negotiating Peace do të rikthehet në rajon përgjatë muajit dhjetor, duke filluar me një shfaqje në Teatrin Kombëtar të Tiranës më 9 dhjetor; në Teatrin ODA në Prishtinë më 11 dhjetor dhe më 13 dhjetor në Teatrin e Qytetit të Novi Sadit Ujvideki Szinhas./Express

ObserverKult


Lexo edhe:

BALETI I KOSOVËS VAZHDON ME SHFAQJEN “CORRER O FADO”, JA KU MUND TA SHIHNI GJATË NËNTORIT

Me datë 1 nëntor duke filluar nga ora 20:00 do të shfaqet “Correr o Fado” në Prishtinë, derisa në Pallatin e Rinisë në Prishtinë e njëjta shfaqje u pat shfaqur edhe me datë 8 qershor të këtij viti.

Me datë 2 nëntor shfaqja “Correr o Fado” nga ora 20:00 do të shfaqet edhe në Gjilan, ndërkaq me datë 3 do të shfaqet në Shtimje, në ora 19:00.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


RUDYARD KIPLING: NË MUNDSH…

Poezi nga Rodyard Kipling

Në mundsh ta ruash arsyen, kur bota humbet fillin
e fajin ty ta hedh dhe vetes t’i besosh,
sa herë tek ti dyshojnë e s’të përfillin
por edhe dyshimet drejt t’i gjykosh…
Në mundsh të rrish në pritje, nga pritja pa u lodhur,
e, kur t’urrejnë, urrejtje mos t’ushqesh,
madje, ndaj shpifjeve të rrish pa folur,
me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh…

Në mundsh t’mendosh, por jo gjer në shkatrrim,
të ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh,
dhe t’i trajtosh njëlloj e pa dallim
ngadhnjim e shpartallim burim mashtrimesh. ..
Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
në kurthe për trutharët, kopuket që t’i kthejnë,
t’i shohësh të thyera gjërat më të shtrenjta
e prapë t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë…

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
si në kumar, në një të vetme lojë,
të rrezikosh, të humbasësh e prapë t’ia fillosh,
dhe humbjen kurrë të mos e zesh në gojë…
Në i detyrofsh dot muskul, nerv e puls e zemër
të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë,
e të qëndrosh kur s’ke asgjë më veç vullnetit,
që vetëm fjalën “Qëndro!” gjithmonë të thonë…

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin tënd ta ruash
e t’ecësh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…
Nëse armiku apo miku s’të bëjnë dot të vuash,
dhe gjithkënd e çmon, por veç sa meriton…
Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të renda

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult