Pas Ray Liotta, ndërron jetë një tjetër aktor i “GoodFellas”- Paul Sorvino

aktori qiriu

Aktori i Hollywood, Paul Sorvino, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare, për shkaqe natyrore.

Sorvino, një nga protagonistët e filmit “GoodFellas”, ka kaluar 50 vite në televizion dhe kinema, aty ku shpesh ka portretizuar gangsterë.

Aktori mori famë me rolin e Paul Cicero, në filmin e suksesshëm të vitit 1990 “GoodFellas”, ku interpretonin edhe Ray Liotta, Robert De Niro dhe Joe Pesci.

Në muajin maj, në moshën 67-vjeçare, u nda nga jeta edhe Ray Liotta./a2news.com


Lexo edhe:

NDËRROI JETË NË GJUMË AKTORI I NJOHUR, RAY LIOTTA

Ylli i “Goodfellas” Ray Liotta ka vdekur në gjumë në Republikën Domenikane në moshën 67-vjeçare.

67-vjeçari ndodhej në ishullin ekzotik për të realizuar filmin e tij më të fundit “Dangerous Waters”, që do të dilte në kinema brenda këtij viti.

Ai la pas të fejuarën Jacy Nittolo dhe të bijën Karsen.

Vdekja e papritur e Liotta tronditi fansat pasi viteve të fundit ai i ishte rikthyer punës si aktor.

Liotta njihet më së shumti për performancën e tij të jashtëzakonshme në filmin klasik të Martin Scorsese të vitit 1990 “Goodfellas” ku ai luajti rolin e Henry Hill derisa Robert De Niro luajti rolin e Jimmy Conway…

Në vitet e fundit Ray Liotta pati paraqitje në “The Many Saints of Newark”, “Marriage Story” dhe “No Sudden Move”, transmeton ‘express’.

Deadline raportoi se ylli vdiq në gjumë, por nuk tha se kur dhe si, por TMZ pretendoi se nuk dyshohej për ndonjë gjë.