Pas “sherrit” me jurinë, Flori ka një kërkesë për Alban Ramosajn

Festivali Kënga Magjike ka ngjallur shumë debate pas përfundimit të tij. Ishte këngëtari dhe kompozitori Flori Mumajesi, i cili replikoi me jurinë në skenë, por që u pasua edhe në rrjetet sociale.

Madje pas një deklarate të shkruar nga Kozeta Kurti në rrjetet sociale, Flori krijoi edhe një sfidë të bazuar në epitetin “sylesh”.

Ndër të tjera, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje tek ndjekësit në Instagram ishte një kërkesë që Mumajesi i drejton këngëtarit fitues Alban Ramosaj.

“Hey sylesh si ma ke syrin për Eurovizion?”, ka shkruar Flori përmbi foton ku shfaqet me Albanin, duke lënë të kuptohet që kjo është një ftesë e hapur për bashkëpunim.

Kujtojmë që Albani u shpall fitues me këngën “Thikat e mia”. Kjo baladë arriti të rrëmbente shumicën e pikëve nga artistët, por edhe nga publiku e juria profesioniste e festivalit.