Lumi Vjosa është shpallur Park Kombëtar. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga Këshilli i Ministrave ndërsa ministrja Mirela Kumbaro tha se sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12.727 ha.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes rrjeteve sociale ka uruar Ditën e Verës që përkon me Ditën Botërore të Veprimit për Lumenjtë, ndërsa është ndalur te lajmi se zyrtarisht lumi Vjosa është Park Kombëtar.
“14 Marsi, Dita e Verës por edhe Dita Botërore e Veprimit për Lumenjtë na gjen me veprimin më kuptimplotë për mbrojtjen e Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë, tanimë zyrtarisht Park Kombëtar”.
/ObserverKult
Lexo edhe:
UNESCO SHPREH INTERESIM PËR LUMIN VJOSA, BËN APEL QË TË MBROHET
Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Audrey Azoulay, gjatë vizitës së parë zyrtare në Shqipëri diskutoi me autoritetet shqiptare të mjedisit planet për përfshirjen e lumit Vjosa në listën e pasurive botërore.
Gjatë deklarimeve për gazetarët në Gjirokastër zonja Azule tha se misoni i UNESCO-s merret edhe me mbrojtjen trashëgimisë natyrore.
“Është një dimension shumë i rëndësishëm i vizitës sime dhe misionit të UNESCO-s, jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, por gjithashtu edhe trashëgiminë natyrore, pasi të dyja janë të lidhura.
Jam e lumtur për shpalljen e projektit nga qeveria shqiptare për të mbrojtur Vjosën, këtë lumë të egër të Evropës si Park Kombëtar.
Mendoj që kjo është tepër e rëndësishme dhe është pikërisht drejtimi të cilin duhet të ndjekim për zhvillimin e qëndrueshëm të Basenit të Vjosës”, tha zonja Azoulay.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult