Pas suksesit në Mal të Zi, “The Handke Project” shpërblehet edhe në Francë

Sukseset e dramës “The Handke Project”  me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Rrustemi Nezirajt nuk po kanë të ndalur.

Pas suksesit të fundit në Mal të Zi, kjo shfaqje ka korrur sukses edhe në Francë, gjegjësisht në konkursin “Journées de Lyon des Auteurs de Théâtre”.

Ky sukses është arritur derisa kjo dramë ishte në mesin e 400 dramave të tjera. ‘The Handke Project’ ka marrë Çmimin për Dramën më të mirë të huaj.

Kjo është bërë me dije përmes një njoftimi të Ministrisë së Kulturës në Facebook.

The Handke Project, ose drejtësi për marrëzitë e Peter-it”, është projekt teatror ndërkombëtar, që ka bërë bashkë një kastë artistësh nga shumë vende evropiane.

“Për temë qendrore ka vendimin kontravers për përcjelljen e nderit të të qenit laureat i çmimit ‘Nobel’ për letërsi tek shkrimtari austriak Peter Handke, përkundër mbështetjes së tij të mirëdokumentuar për Sllobodan Millosheviqin, i cili vdiq gjatë gjyqit për krime lufte në Hagë”, thuhet në njoftim.  

Ndryshe në shfaqje luajnë: Arben Bajraktaraj, Ejla Bavçiç, Adrian Morina, Klaus Martini, Verona Koxha, Anja Drlević.

ObserverKult


ali asllani

Lexo edhe:

VAJZA SHQIPTARE, POEZI NGA ALI ASLLANI

Poezi nga Ali Asllani

Kush të ka dërguar, hëna apo djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa pate ka qjelli?
Nëpër ato pate, madhëri e artë,
Ka të tilla shtate, si të zotris’ sate?

Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur,
Apo sjell melhemin zemrës së goditur?
Në je ndonjë valë, kush ësht’ ai mall,
Që të ndez e derdhe e utrin’ mbi zall?

Në je ndonjë çupë, do të mbaj mbi sup,
Do të ngjesh në zemër, do të pi me kup’!
Në je ndonjë lule, e ku do keç mbirë,
Si mundet e bënet lulja kaq e mirë?

Në se je sorkadhe, lumthi kush ka çapa,
Lum ai q’i vete zotris’ sate prapa!
Kush të paska rritur, kush të ka selitur?
Trupi i yt i bukur si flori i situr!

Në je ndonjë xhinde, xhinde e arratisur,
Cilin ke vithisur, kujt i je kolisur?
Ku është ai pyll, ku është ai mur
ku ti vete fute dhe qëllon me gur?

Kush të ka dërguar, Hëna apo Djelli?
Pa më thuaj, të lutem, sa yje ka qjelli?
Ka të tilla pyje nëpër ata yje?
Ka të tilla xhinde nëpër ata pyje?

Qofshi të ërgjënda, ka të tilla xhinde?
Rrofsh e qofsh, sa malet, zotrote ku linde?
Desha që ta dija ku është ylli yt,
Desha që ta dija ku ësht’ pylli yt!

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult