Ka vdekur piktori i njohur nga Prizreni, Zef Toçi. Përmes një telegrami ngushëllimi, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka vlerësuar lart kontributin e piktorit Toçi.
“Sot vendi ynë ka humbur një person shumë të veçantë. Maestro Toçi ka qenë një prej artistëve që dha kontribut të lartë në kulturën tonë, veçanërisht në fushën e artit pamor, duke ngritur dhe jetësuar vlerat tona kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli”, është thënë në telegramin ministrit.
Ai ka vlerësuar se krijimtaria që ka lënë pas do t’u shërbejë gjeneratave të tëra.
“Ai realizoi me sukses shumë ekspozita arti brenda dhe jashtë vendit. Duke jetuar dhe punuar në Prizren, me stilin surrealist në shprehësinë e tij artistike, piktori Toçi, kontribuoi në ngritjen e vlerave artistike të kulturës së Kosovës në përgjithësi”, është thënë në telegram./(epokaere)