Pas dosjes së xhubletës, prej gati 2 vitesh- studiues e ekspertë po bëjnë gati një dosje për të kërkuar që muzeu kombëtar i fotografisë “Marubi” të jetë pjesë e trashëgimisë në UNESCO.
Dosja është finalizuar dhe këtë e tha ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nga Shkodra, nga vizita në muzeun kombëtar të fotografisë.
“Kjo është një punë kolosale që ka marrë 2 vjet dhe kalon disa faza rishikimesh. Por kemi përmbyllur të gjithë praktikën e hartimit. Dhe besoj se kemi bërë një punë të mirë”, deklaroi ministrja.
Vetëm drejtuesi i këtij institucioni, Luçian Bedeni është treguar shpresëplotë për kualifikimin e dosjes. Dhe mbërritjen e një përgjigjeje pozitive nga UNESCO, transmeton ‘a2news.com’.
Xhubleta shqiptare është një tjetër dosje. Edhe ajo ashtu sikurse edhe pasuria e Marubit do të vlerësohet nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore.