Pashkët: Kuptimi, historia dhe simbolet

Çfarë janë pashkët?

Pashkët janë festimi i ringjalljes së Krishtit tre ditë pas kryqëzimit tij. Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është një mënyrë për të ripërtëritur shpresën e përditshme të fitores mbi mëkatin.

Kur filluan festimet e Pashkëve?

Krishterët e hershëm filluan ta festojnë këtë festë që kur ndodhi ringjallja e Krishtit, këshilli i Nikesë vendosi të festohej një të diel, por jo një datë fikse. Së fundmi, u vendos që pashkët të festoheshin të dielën pas hënës së plotë të ekuinoksit pranveror.

Çfarë do të thotë Pashkë?

Origjina e fjalës Pashkë nuk është e sigurtë. Emri mendohet të ketë ardhur nga perëndesha gjermane Eastre që do të thotë pranverë dhe pjellori.Një mundësi tjetër është Eosteri norvegjez që do të thotë “sezoni i lindjes së re”. Fjala lindore vjen nga e njëjta rrënjë. East nga anglishtja është lindje.

Origjina dhe historia e lepurit të Pashkëve

Nëse jeni katolik, gjëja e parë që ju vjen në mendjë kur përmendim Pashkët është kryqi i Krishtit, por nëse jeni publik i gjerë menjëherë ju vjen në mendje lepuri që ka shpërndarë vezët për pashkë.

Ka disa arsye pse lepuri është pjesë e Pashkëve. Më e dukshmja është simboli i pjellorisë, Pashkët vijnë gjatë pranverës dhe kanë domethënien e një jete të re dhe lepuri është një kafshë që sjell shumë pasardhës, informon dritare.net.

Lepuri është gjithashtu një simbol i hënës. Dita e Pashkëve varet nga hëna. Kjo mund të jetë një arsye pse lepujt janë përfshirë në festë.

Pse kemi vezë për Pashkë?

Image result for red eggs for easter

Pranë lepurit të pashkëve simbol i njohur janë edhe vezët. Veza ka historinë e saj sikur dhe elementët e tjerë të festës së Pashkëve. Kulturat e lashta i shihnin vezët si simbol i jetës. Burime të tjera thonë se në vende të ndryshme si Egjipti, Pesri, Greqi, Romë i hanin vezët e lyera me bojë. Vezët e lyera me të kuqe simbolizojnë gjakun e Krishtit dhe kujtesën e tij.

Qengji i Pashkëve

Nga të gjithë simbolet e Pashkëve, qengji ndoshta është më simbolizuesi nga krishterët. Përveç faktit se qengjat janë kafshë të lindura në pranverë, nuk ka lidhje të forta me traditën pagane. Qengji e ka origjinën nga Pashka Judeni, ku secila familje flijoi një qengj.

ObserverKult