Albert Einstein i shkruante letër Marie Curie- së në nëntor të vitit 1911, pasi ajo kishte fituar çmimin e dytë Nobel, ndërsa ai do e fitonte vetëm dhjetë vjet më pas:
“Jashtëzakonisht e vlerësuara Znj. Curie,
Mos qeshni me mua që po ju shkruaj pa pasur asgjë sensitive për të thënë, por jam kaq i nevrikosur nga mënyra e ulët me të cilën publiku po merret me ju, sa duhet ta them këtë mendim… Megjithatë jam i bindur që ju e përçmoni njëlloj këtë turmë, si kur ajo ju respekton pa fund me servilizëm edhe kur kërkon të ngopë epshin e saj për sensacion. E ndiej për detyrë të them sesa e admiroj intelektin, vullnetin dhe ndershmërinë tuaj dhe e ndiej veten me fat që ju kam njohur personalisht në Bruksel. Kushdo që nuk e numëron veten mes këtyre reptilëve, është sigurisht i lumtur, tani si më parë, që kemi mes nesh, personazhe si ju dhe Langevin gjithashtu, me të cilët njeriu ndihet i privilegjuar të ketë kontakt. Nëse turma vazhdon të merret me ju, ju lutem mos i lexoni ato budallallëqe, por lërjuani reptilëve për të cilët janë prodhuar.
Me përshëndetjet më miqësore për ju, Langevin dhe Perrin, juaji shumë sinqerisht”
* Marie Curie ishte vlerësuar me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1903 dhe në Kimi në 1911.
Albert Einstein ka marrë Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1921./ ObserverKult