Pasi u dënua, reagon poetja Mimoza Ahmeti

mimoza ahmeti

Një ditë më parë u publikua lajmi se poetja e njohur Mimoza Ahmeti u dënua me 40 orë punë publike për ndërtim të paligjshëm.

Vetë poetja ka reaguar për Gazetën Express, duke thënë se nuk është vënë në dijeni nga Prokuroria se ndaj saj ka një dënim të tillë.

“Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake. Nuk jam njoftuar nga Prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…“, tha Ahmeti.

Prononcimi i plotë Mimoza Ahmetit:

– Në media është raportuar orët e fundit se Prokuroria e Tiranës iu ka dënuar me 40 orë punë publike per ndërtim të paligjshëm. A keni nje koment për vendimin? A jeni njohur me të? Përse bëhet fjalë?

M. Ahmeti: Nuk kam asnjë koment, besoj se është fake.

– Nuk jeni njoftuar nga Prokuroria?

M. Ahmeti: Nuk jam njoftuar nga prokuroria. Jo, jo s’di gjë fare…

– Por për këtë vendim ka pasur një reagim edhe nga kryeministri Edi Rama i cili e ka quajtur të padrejtë…

M. Ahmeti: Epo ç’a të të them… Nuk di gjë.


Lexo edhe:

DËNOHET POETJA E NJOHUR, MIMOZA AHMETI, JA PSE

Poetja Mimoza Ahmeti do duhet të punojë 40 orë në shërbim të komunitetit, pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Tiranës e cila e ka dënuar për ndërtim të paligjshëm.

Pa marrë parasysh as profilin e saj dhe as faktin që banesa e poetes së mirënjohur ishte dëmtuar nga tërmeti, Gjykata urdhëroi që Ahmeti të kryejë punë me interes publik për 40 orë…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU