Romancieri britanik me origjinë indiane, Salman Rushdie, u ther me thikë nga një person në Nju-Jork. Agjenti i tij, Andrew Wylie, ka deklaruar se ai është në gjendje të flasë, shkruan The Guardian.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, e ka vlerësuar Rushdie për “refuzimin e tij për t’u frikësuar ose heshtur”, transmeton ‘insajderi’.
“Sot, ne riafirmojmë angazhimin tonë ndaj atyre vlerave thellësisht amerikane në solidaritet me Rushdie dhe të gjithë ata që mbrojnë lirinë e shprehjes”, tha presidenti.
Të shtunën, Hadi Matar, i dyshuari për sulmin e së premtes në festivalin letrar në Nju-Jork, u deklarua i pafajshëm.
Lexo edhe:
SULMOHET SHKRIMTARI I FAMSHËM SALMAN RUSHDIE, DYSHOHET SE E KANË QËLLUAR ME MJET TË MPREHTË
Shkrimtari i famshëm Salman Rushdie raportohet se është sulmuar me thikë teksa po mbante një fjalim përpara audiencës në Nju Jork.
Salman Rushdie po fliste në një event në Institucionin Chautaqua të Nju Jorkut kur një person i paidentifikuar u ngjit në skenë dhe e qëlloi me thikë.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentet kaotike kur njerëzit i shkuan në ndihmë shkrimtarit i cili prej vitesh ka qenë shënjestër e kërcënimeve me vdekje, për shkak të librit të tij “Vargjet Satanike”…
TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU