Patër Anton Harapi, kleriku që u ekzekutua nga komunistët

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” kujtoi intelektualin, klerikun, publicistin, Patër Anton Harapin (5 janar 1888- 20 shkurt 1946).

Patër Anton Harapi lindi më 5 janar 1888, në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Në vitin 1910 jepte mësim në Kolegjin e Fretërve në Shkodër. Në vitet 1918-1919 shërbeu si famulltar në Malësinë e Madhe.

Gjatë viteve 1922-1924 ishte drejtues e bashkëthemelues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”. Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më 1924 u bë drejtor i këtij institucioni. Më pas, në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës”.

Gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme dhe botoi disa libra. Në 1940-ën, u zgjodh anëtar i “Institutit të Studimeve Shqiptare”.

Në vitin 1943 u emërua anëtar i “Këshillit të Lartë të Regjencës” deri në fund të vitit 1944.

U arrestua më 5 qershor 1945 dhe u pushkatua pas një viti, më 20 shkurt 1946./ATSH

ObserverKult


Anton Harapi

Lexo edhe:

AT ANTON HARAPI, I PUSHKATUARI NGA REGJIMI

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi At Anton Harapin, pushkatuar nga regjimi komunist.

Ai lindi më 5 janar 1888 në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Më 1910 jep mësim në Kolegjin e Fretënve, Shkodër. Më 1918-1919, shërben si famullitar në Malësinë e madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte bashkëthemelues e drejtues i grupit atdhetar “Ora e Maleve”.

Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më pas në vitin 1924 bëhet drejtor i tij. Në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës” dhe gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme, si dhe botoi disa libra.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult