Paul Eluard: Është një kohë e zymtë, është një natë e zezë

Lotë nga qepallat, dhimbje të vajtuesve,
dhimbje të paskajme dhe lotë të tejpashëm.
Nuk kërkon asgjë, ai, nuk është i mpitë,
i trishtuar në burg dhe i trishtuar kur është i lirë.

Është një kohë e zymtë, është një natë e zezë
sa të mos ia besosh qoftë dhe një të verbër. Të fortët
bien, pushteti është në duart e të dobtëve,
dhe mbreti është në këmbë, pranë mbretëreshës së ulur.

Buzëqeshjet dhe psherëtimat, fyerjet kalben
në gojën e memecit dhe në sytë e qyqanit.
Mos prek asgjë! Këtu digjet, atje përvëlon;
këto duar janë për xhepat dhe ballnat.

Një hije …
E gjithë fatkeqësia në botë
dhe dashuria ime i rri ngjitur
si një kafshë nudo.

Përktheu: Skënder Buçpapaj

*Titulli i origjinalit: “Pa pezëm”