Paulo Coehlo: Qaj për Narcistin…

Nga Paulo Coelho

“Alkimisti e njihte legjendën e Narcizit, të atij djaloshi të bukur që shkonte çdo ditë të sodiste bukurinë e tij në ujin e një liqeni dhe që ishte aq i magjepsur pas vetes, sa një ditë ra në liqen dhe u mbyt. Te vendi ku kishte rënë, mbiu një lule që u quajt Narcis.

Por Oscar Wilde nuk e mbyllte kështu historinë.

Thoshte se pas vdekjes së Narcizit, Oreadat, zanat e pyjeve, kishin shkuar buzë liqenit me ujë të ëmbël dhe kishin parë se ky ishte shndërruar në një pellg me lot të hidhur.

– Përse qan? – pyetën Oreadat.

– Qaj për Narcistin, – u përgjigj liqeni.

Kjo nuk na çudit aspak, – thanë ndërkohë ato. – Ne të gjitha më kot e ndiqnim pas tërë kohën, ti ishe i vetmi që mund ta sodisje nga afër bukurinë e tij.

A nuk ishte vërtet i bukur Narcizi? – pyeti liqeni. – E kush më mirë se ti mund ta dinte? – ia kthyen

Oreadat të habitura. – Se fundja në brigjet e tua përkulej përditë!

Liqeni qëndroi një çast pa folur. Pastaj tha:

– Qaj për Narcizin, por kurrë nuk e kisha vënë re se Narcizi ishte i bukur. Qaj për Narcizin, sepse sa herë që përkulej në brigjet e mia, mund të shikoja në thellësi të syve të tij, shëmbëlltyrën e bukurisë sime….

(Shkëputur nga “Alkimisti”, në shqip nga: Nonda Varfi)

ObserverKult


Lexo edhe:

COELHO: ËSHTË E RËNDËSISHME T’I LËSH DISA GJËRA TË IKIN…

Nga Paolo Coelho

“Ndaj është e rëndësishme që të heqësh dorë nga disa gjëra.
T’i lësh ato të ikin.
Të çlirohesh.
Njerëzit duhet ta kuptojnë që askush nuk luan me karta të hapura; disa herë ne fitojmë, disa herë humbim.
Mos prit të të kthehen të mirat mbrapsh, mos prit vlerësim për përpjekjet e tua, mos prit që gjenialiteti yt të zbulohet apo dashuria jote të kuptohet.
Mbylle ciklin.
Jo nga krenaria, paaftësia apo arroganca, por sepse thjesht, nuk është më pjesë e jetës tënde.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult