Paulo Coelho: Ja pse duhet ta rigjejmë fëmijën që gjendet brenda nesh…

dhimbjen të dua paulo coelho thenie proze observerkult

Paulo Coelho: Të gjejmë fëmijën brenda nesh

“…Duhet ta bëjmë të flasë fëmijën e dikurshëm që ende ekziston brenda nesh. Ky vogëlush është në gjendje t’i kuptojë momentet magjike. Ne dimë si ta mbysim të qarën e tij, por nuk dimë të bëjmë të heshtë zërin.

Fëmija i dikurshëm është gjithmonë brenda nesh. Lum fëmijët sepse e tyre është mbretëria e qiejve.

Nëse nuk rilindim, nëse nuk arrijmë ta shohim jetën me pafajësinë dhe entuziazmin fëminor, jeta nuk ka kuptim. Ka shumë mënyra për t’u vetëvrarë. Ata që provojnë të asgjësojnë trupin e tyre, shkelin ligjin e Zotit. Por edhe ata që përpiqen të vrasin shpirtin, thyejnë ligjin hyjnor, edhe pse krimi i tyre është më pak i dukshëm për sytë e njeriut. Le të tregohemi të vëmendshëm ndaj asaj që thotë fëmija i ndryrë në zemrën tonë. Të mos kemi turp. Të mos e lëmë të ketë frikë, sepse ai vogëlush ndihet i vetmuar se ne nuk e dëgjojmë thuajse kurrë.

Le t’ia lëmë atij për pak frerët e ekzistencës sonë. Ky fëmijë, e di mirë se çdo ditë është e ndryshme. Le të përpiqemi që ai ta ndiejë se e duam prapë. Le t’i japim gëzim duke u sjellë në mënyrë të pazakontë për ne, apo të dukemi të marrë në sytë e të tjerëve. Është mirë të kujtojmë që mençuria e njerëzve është marrëzi përpara Zotit.

Nëse dëgjojmë fëmijën që kemi në shpirt, sytë tanë do të rigjejnë shkëlqimin. Dhe nëse nuk e humbim komunikimin me këtë fëmijë, ne nuk e humbim as lidhjen tonë me jetën…” 

(Shkëputur nga romani “Pranë lumit Piedra u ula dhe qava”)

ObserverKult  


Lexo edhe:

GABOJMË GJITHMONË. GABOJMË NGA INATI, NGA DASHURIA, NGA XHELOZIA!