Lush Susaj, pedagog në Universitetin Bujqësor, deklaroi se se qeveria po sillet si “zuzarët e komunizmit”.
“Largova djalin se mbaroi këtu dhe e dija që as për 100 vjet djali im nuk do zinte punë dhe pse ishte talent.
Kur e kam larguar me pare borxh e largova me 5 gjuhë të huaja, më vjen shumë keq se ai nuk do kthehet kurrë më këtu, e unë këtu e mbyll me Shqipërinë, me zuzarët e komunizmit, me ringjalljen e kësaj ndyrësie, siç është larguar djali im të gjithë janë larguar.
Edhe ata që luajnë domino në Tiranë e shesin votën çdo 4 vjet, të gjithë i kanë fëmijët jashtë, sot shoh pleq që vdesin e i gjejnë pas 3 ditësh.
Pedagogu nuk ka lënë pa përmend edhe një fakt tjetër se nga kjo situatë që po mbizotëron në vend, rinia po ikën derisa prindërit po mbesin të vetmuar.
“Shoh sot pleqtë që po i lënë vet. Këta (pushtetarët) kërkojnë rini që nuk reagojnë, që nuk flasin, por…jo mor zotëri nuk vazhdohet kështu. Unë jam profesionist, unë dua një rini me profesione. Të dalin në treg punës, të martohen e të lindin fëmijë e mos ta ulin kokën para askujt”, theksoi, kohë më parë, Lush Susaj.
ObserverKult
Lexo edhe:
SHQIPËRIA “PUSHTON” MEDIAT E HUAJA, SHKRUAJNË PËR PASURITË DHE BUKURITË E SAJ
Shqipëria përditë e më shumë promovohet nga mediat ndërkombëtare si destinacion turistik duke nënvizuar pasuritë natyrore, por edhe të trashëgimisë kulturore e të agroturizmit.
Këto të fundit janë potencuar nga ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila ka veçuar shkrimin e publikuar së fundi nga Stephanie Rafanelli, për një nga faqet prestigjioze turistike ”Condé Nast Traveler” me titullin “Në rilindjen e turizmit shqiptar, ushqimi po luan rolin kryesor”.
“Pas cilësimit të verës shqiptare si diamant nga ‘Decanter’, ja ku vjen dhe ‘Condé Naste Traveler’ që vlerëson se ushqimi, tradita dhe kulinaria luajnë rol thelbësor në pozicionimin e Shqipërisë në hartën ndërkombëtare të turizmit”, ka shkruar ministrja Krifca.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU
ObserverKult