Pelegrinazhi në malin e Tomorrit- ja kuptimi i festës së shenjtë të bektashinjve!

Mijëra qytetarë nga e gjithë bëhen pjesë e pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorrit në Berat. Festa e Shenjtë e Bektashinjve nis më datë 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut rreth 300-400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora, bëhen pjesë e kësaj feste fetare.

Gjatë 5 ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndetin dhe paqen në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës, por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorrit./dritare.net

LEXO EDHE: Baba Tomori, bektashinjtë dhe Sulltan Novruzi