Manastiri i Shën Kozmait në Kolkondas u kthye dje në një vend pelegrinazhi nga e gjithë Shqipëria, duke përçuar shpresën hyjnore, dashurinë dhe paqen njerëzore.
Kryetari i bashkisë Fier, Armando Subashi ndau pamje nga ky manastir, i cili është një monument i trashëgimisë kulturore.
“Thesare trashëgimie, që përveçse janë pasuri shpirtërore për besimtarët ortodoksë, dhe jo vetëm, janë dëshmi historike dhe kulturore”, tha Subashi.
Ai ftoi qytetarët ta vizitojnë këtë manastir kaq të bukur të Fierit, në zemër të fushave magjepsëse të Myzeqesë.
Trashëgimia kulturore dhe objektet e kultit janë tashmë në fokus të institucioneve përkatëse për t’u restauruar dhe mirëmbajtur pasi kanë një vlerë historike dhe kulturore dhe janë shndërruar në destinacione të preferuara nga turistë vendas dhe të huaj./ATSH