U gjetën fijet e pëlhurës në ngjyrë të purpurt, siç përshkruhen në Bibël, nga veshjet e mbretërve të Izraelit, përfshirë Davidin dhe Solomonin. Pëlhura 3000-vjeçare u zbulua në vendin e njohur historik, Timna në Negev, Izrael.
“Mbreti Solomon ndërtoi një karrocë; që ishte e ndërtuar nga dru i marrë nga Libani. Shtyllat ishin prej argjendi, bazat prej ari, ndërsa pjesa e brendshme ishte e veshur me ngjyrë të purport”.
Sipas burimeve të ndryshme, gjithashtu Jezusi ishte i veshur me të njëjtën ngjyrë. Ngjyra e purpurt, konsiderohej si simbol i elitës në shoqëritë antike, në jug të Levantit.
Sipas studiuesve, në një intervistë për ‘The Jerusalem Post’, ky studim është shumë i rëndësishëm për disa arsye.
Së pari, sendet antike që kanë këtë ngjyrë janë të rralla dhe kjo është hera e parë, që zbulojmë të tilla dhe që datojnë nga epoka e hekurit”.
“Zbulimi, gjithashtu na tregon më shumë për njerëzit që jetonin në Timna, duke na ofruar prova, se atje banonte elita,” – shtoi njëra prej tyre, transmeton ‘konica.al’.
“Ngjyra e purpurt, ishte ngjyra më e preferuar nga elita. Ndërsa nuk mund të themi se kujt i përkisnin fijet e pëlhurave, një gjë është e sigurt: nëse do të kishim mundur të kishim veshjet e mbretit David ose mbretit Salomon, do të kishim zbuluar rroba me këtë ngjyrë”.
Për shkak të natyrës organike të objektit të zbuluar, studiuesit ishin në gjendje të përcaktonin edhe kohën që i përkasin, duke konfirmuar se ato datonin afërsisht në vitin 1000 p.e.s., koha kur shumica e studiuesve, besojnë se jetonin mbretërit: Davidi dhe Solomoni.
Ngjyra e purpurt, në lashtësi është përfituar nga molusqet e Detit Mesdhe, përmes një procesi shumë të ndërlikuar.