Pëllumb Xhufi: Si u shkatërrua arsimi nga teksti alternativ!

Foto ilustrim

Akademiku shqiptar, Pëllumb Xhufi, i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTV tregoi se si teksti alternativ i vendosur nëpër shkolla e shkatërroi arsimin. Teksti alternativ, thotë Xhufi, në një vend të vogël, por me probleme të mëdha me veten dhe me fqinjët nuk është i rekomandueshëm.

“Teksti alternativ në një vend të vogël, por me probleme të mëdha me veten dhe me fqinjët nuk është i rekomandueshëm. Ka vende të mëdha që nuk kanë tekste alternative. Kjo shoqëruar edhe me atë ndarjen që solli teksti zgjedhor këtu, me proporcionalin rajonal.

Proporcionali rajonal krijon rajone të veçanta, klasa politike rajonale, inteligjencë rajonale, mjekësi rajonale, edhe politikë rajonale.

Në një vend të vogël si yni kjo nuk rekomandohet. Kështu edhe teksti alternativ. Cili qe thelbi? Që do bëheshin disa tekste alternative, për shembull të historisë për klasën e 9-të. Mirëpo qendra e këtij procesi të bërjes së teksteve shkollore do të ishte shtëpia botuese.

Ajo do të krijonte një grup me katër autorë që duhet të bënin tekstet. Pse degjeneroi puna? Sepse fitonin gjithmonë shtëpitë botuese që ishin të lidhura me Ministrinë e Arsimit, me ministrin, me pushtetin.

Kanë ndodhur raste skandaloze për të qarë dhe për të qeshur, sepse kanë fituar disa tekste skandaloze, me shumë gabime. Sepse degjeneroi në një çështje parash.

Por ndodhi dhe një gjë tjetër. Ndonjërit nga këta botuesit që e kishte mirë me pushtetin e kohës, iu mbush mendja që ishte edhe ai gjuhëtar se kishte bërë me korrespodencë universitetin në Gjirokastër në kohët e demokracisë dhe bëri ca tekste skandaloze.

Një tekst doli edhe në televizion. 10% të tekstit ia kishin bërë dy historianë të periudhës përkatëse dhe 90% e kishte bërë botuesi vetë, që kishte marrë tekstin e vitit 1959, i stërkapërcyer dhe e kishte vënë shabllon.

Fitoi ky tekst dhe u shpërnda në të gjitha rajonet e Shqipërisë. Këta lloj njerëzish nuk e lënë të ecë këtë vend. Shqetësimi vitet e fundit është ngritur nga gjuhëtarët, por nuk është receptuar siç duhet nga politika. Me arsimin nuk luhet.”, tha akademiku.

Videon mund ta shihni duke klikuar KËTU: /dritare.net

ObserverKult


Lexo edhe:

ALAIN BOSQUET: DIALOG TË DASHURUARISH

Poezi nga Alain Bosquet

I them: “Cili është emri juaj?”
Ajo përgjigjet: “Si të të pëlqejë.”
I them: “Të zgjedhim p.sh. Karolë?”
Ajo: “Për momentin, po e pranoj”.
I them: “Jini vetëm?”
Ndërsa ajo: “Sigurisht, jam me ju”.
I them: “A mund të dashurohemi?”
Ajo: “Dëshira juaj i ka të gjithë të drejtat”
I them: “Cilët janë burrat tuaj?”
Ndërsa ajo: “Njerëzit e kazinosë, industrialistë, mjeshtra noti.”
I them: “Po preferencat tuaja?”
Ajo: “Ata që janë të trishtë, por jo dhe aq”.
I them: “A shkojmë të hamë bashkë?”
Ndërsa ajo: “Guackat janë një prelud i mirë”.
I them: “Ndonjëherë a lexoni?”
Ndërsa ajo: “Sartrin, Kamynë, Tomas Manin.”
I them: ” Ju keni gjinj të bukur?”
Ajo: “Edhe mua më pëlqejnë”.
I them: “Jeni pothuajse hyjnore”
Ndërsa ajo: “Keni shumë të drejtë”.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult