Pengu i fundit i Margarita Xhepës, Ndriçim Xhepa: E uli perden e skenës e të jetës me një film

xhepa

Sot është përcjellë për në banesën e fundit, aktorja e njohur Margarita Xhepa, që u nda nga jeta në moshën 91-vjeçare. I biri, zbuloi si e mbylli ajo perden e jetes e të skenës ndërsa artistët rrëfejnë kujtimet më të bukura.

“Nëna e mbylli jetën në mënyrë normale. Kishte ende shpresa për filma, për teatrin nuk mundej më. Margarita Xhepa e mbylli perden e jetës me një film” – u shpreh Ndriçim Xhepa.

Me marshin funebër të luajtur nga banda e qytetit e dhjetra artistë të njohur e qytetarë që hidhnin mbi arkëmortin e saj, karafila të bardhë, u përcoll për në banesën e fundit, aktorja e njohur, Nderi i Kombit Margarita Xhepa.

Duartrokitjet e fundit për karrierën e saj 70-vjeçare mes skenës e ekranit qenë më të trishtat, por aktorja që veçohej për thjeshtësinë me njerëzit dhe interpretimin e rrallë .

Me 150 role në teatër e filma, margaritari i artit, do të kujtohet për jetën që u dha roleve në “Vitet e para”, “Gjurmët”, “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Koncert në vitin 36”, Gjeneral Gramafoni etj.

Imazhi i saj, ka shërbyer për shumë gra shqiptare si frymëzim, për lirinë, forcën dhe emancipimin që bartte ndërsa Xhepa, jetoi mes shkëlqimit të madh jashtë shtëpisë dhe rolit të fortë të gruas tradicionale që balancon jetën artistike me atë personale.

ObserverKult