Pengu i Kadri Roshit/ Çka nuk e lanë të filmonte në televizion…?

Kadri Roshi

Këtë javë emisioni “Profil” solli një dokumentar për jetën dhe karrierën e artistit të madh, Kadri Roshi, në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Gazetarja Greta Topjana ka intervistuar familjarë, miq dhe bashkëpunëtorë të tij që e kujtojnë jo vetëm si kolosin e kinematografisë dhe skenës por edhe si njeriun e zemrës.

Djali i Kadri Roshit, Kliti Roshi në një intervistë për Euronews Albania, u shpreh se pengu i aktorit të madh ishte që nuk pati mundësinë të luante rolin e Ali Pashë Tepelenës.

“Pengu i Kadri Roshit ishte që nuk bëri dot Ali Pashë Tepelenën dhe që i vodhën në mënyrën më të keqe atë vëllim, që nuk e lanë ta filmonte në televizion. Ajo shfaqje duhet të ishte një shfaqje e studiuar. 100 vite vërtetë janë shumë por janë dhe pak. Janë pak për atë që donte të bënte përsëri”-tha ai..

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU: /Euronews

ObserverKult


Lexo edhe:

PIER PAOLO PASOLINI: DASHURI, IMJA DASHURI

Poezi nga Pier Paolo Pasolini

Dashuri, imja dashuri,
ku je Dashuri,
në qerpikë, në këmbë
apo në flokë je Dashuri?

Dashuri, dashuria ime,
je Dashuri në gji
atje ku mëndafshi
është një re që ofshan?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:


gerta bandilli

GERTA BANDILLI: NJË MBRËMJE AI E BRAKTISI…

Poezi nga Gerta Bandilli

Të kanë treguar për një histori,
Një histori me yje dhe çmenduri,
Si në mbrëmje ai e puthi me mall
Në mëngjes ajo me dashuri.

Të kanë treguar si u ndanë ata
Ka qenë dimër e di me siguri
Në mëngjes ajo harroi ta puthte
Në mbrëmje në akull u kthye ai.

Të thanë si e kërkuan njëri-tjetrin,
Në skajet e botës pa cak,
Ai harroi të përdorte busullën
Ajo hartën se përdori aspak.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult