Për 321 ditë u shtirë si kufomë në TikTok me qëllimin e vetëm për t’u vënë re nga bota e televizionit dhe kinemasë dhe më në fund ia arriti qëllimit.
Josh Nalley, një 42-vjeçar nga Kentaki, tashmë do të jetë i pranishëm në sezonin e ri të serialit CSI: Vegas.
Aty do të bëjë rolin që e bën më së miri, do luajë të vdekurin.
“Rrallëherë gjejmë një aktor kaq të përgatitur për të luajtur rolin e një kufome si Josh”, tha një nga producentët e serialit për gazetën ‘The Post’.
“Nuk më pëlqen të flas në kamera, por mund të shtrihem dhe të hiqem sikur kam vdekur shumë lehtë. Pasi e kam bërë këtë gjë në më shumë se 300 postime.
Dita-ditës jam përmirësuar..,” tha ai për Courier Journal ./ a2news.com
ObserverKult
Lexo edhe:
“SOPRANOJA E METROS”, GRUAJA E PASTREHË QË MAHNITI BOTËN NËNSHKRUAN KONTRATË ME PRODUCENTIN E NJOHUR (VIDEO)
Një grua e mistershme e Los Anxhelesit me një zë engjëlli duke kënduar në metro ka prekur zemrat e mijëra personave.
Në videon e postuar nga Departamenti i Policisë në Los Angeles në Twitter, një grua me vokalin e saj befasues bëri jehonë nëpër stacion.
“4 milionë njerëz e quajnë LA shtëpi. 4 milionë histori. 4 milionë zëra … Ndonjëherë duhet të ndalesh dhe të dëgjosh një. Të dëgjosh diçka të bukur”. Ky ishte mbishkrimi i videos së publikuar.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult