Nga Bajram Mjeku:
Nga dy gjëra turpërohen më së shumti shqiptarët; nga sëmundjet dhe varfëria. Janë pikërisht këto dy gjëra, që shqiptarët gjatë gjithë ekzistencës së tyre i kanë patur me bollëk.
Më në fund duhet të bindemi se viti 2020 është vit i pandemisë. Është për t’u çuditur me disa qytetarë, të cilët me fodullëkun e tyre, nuk i binden realitetit dhe lëvizin në hapësira publike pa mbrojtje elementare kundër koronavirusit.
Bartni maska njerëz të mirë dhe kujdesuni për veten. Dje, numri i të prekurve nga virusi Covid-19 kaloi shifrën me mbi 5 mijë të infektuar nga të cilët 108 kanë vdekur.
Me papërgjegjësinë tonë, jemi duke i kolapsuar institucionet shëndetësore, megjithëse të kolapsuara ishin edhe para koronavirusit./ ObserverKult