Për fëmijët japim gjithçka kemi!

femijet

Nuk mund ta shikoni pa u emocionuar këtë imazh. Vogëlushi është krijuar duke përdorur copëza nga trupi i babait.

Është interpretuar në mënyra të ndryshme, por në përgjithësi gjithë interpretimet bashkohen në një pikë, në sakrificën e pamohueshme që bëjmë për fëmijët tanë.

Emocionuese, por, imazhi ka shkaktuar edhe reagime.

Përse është veç babai i pranishëm aty, pse nuk është nëna, ose pse nuk janë që të dy prindërit?

Por, edhe kjo ka një shpjegim. Kjo statujë digjitale në 3D, ishte dhuratë e personalizuar. Autori Chad Knight, e krijoi enkas për të birin në 18 vjetorin e lindjes, duke i treguar se çka është në gjendje të bëjë për të ardhmen e tij. Dhe më pastaj, dhurata e personalizuar, pushtoi rrjetet duke u bërë virale.

ObserverKult

lexo edhe:

Pse fëmijët duhet të jenë të lirë të rrezikojnë?