Për herë të parë në Durrës po ndërtohet një shkollë e re që do të ketë në oborrin e saj një muze arkeologjik.
Bëhet fjalë për shkollën “Eftali Koçi” e cila u dëmtua nga tërmeti. Gjatë gërmimeve u zbulua muri antik i qytetit, që daton në IV para erës së re.
Shkolla pritet të hapë dyert për nxënësit në shtator dhe gjithashtu për vizitorët që do të shohin nga afër zbulimin e fundit arkeologjik.
Pas gati 2 vite ndërprerje ka nisur puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, e cila u shemb nga tërmeti.
Ajo pritet të hapë dyert në shtator dhe në ndryshim nga çdo shkollë tjetër në vend, do të ketë në oborr një muze arkeologjik.
“Kemi ndryshuar krejtësisht projektin e shkollës për shkak të këtij zbulimi. Janë rreth 600 nxënës që do përfitojnë nga ndërtimi i ri. Në shtator-tetor rinis mësimi në këto ambiente.
Jemi në bisedime me Ministrinë e Kulturës për të pasur një sit muzeal gati ngjitur me shkollën e re që po ndërtohet.
Nuk do të përdoret hyrja e shkollës për të hyrë në sit. Jemi duke parë mundësinë e integrimit bashkë me arkeologët.
Po kështu disa prej gjetjeve do vendosen në muzeun e shkollës”, tha kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako.
Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar një fragment të murit rrethues të qytetit. Kjo ndante hapësirën urbane me atë funerare e religjoze të qytetit antik.
Mendohet të jetë ndërtuar në shekullin VI para erës sonë.
Po kështu arkeologët kanë zbuluar disa objekte arkeologjike. Bashkë me shkollën e re po ndërtohet dhe infrastruktura për vizitorët e këtij siti arkeologjik që i shtohet qytetit bregdetar./shqiptarja
ObserverKult
Lexo edhe:
DURRËSI DHE BUTRINIT “DORËZOHEN” TEK TË HUAJT, SA DO TË KUSHTOJË IMPLEMENTIMI I PLANIT TË MENAXHIMIT?!
Pas Butrintit, nënshkruhet në Durrës memorandum i Mirëkuptimit mes Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë së Durrësit dhe AADF.
Krejt kjo po bëhet për hartimin e Planit të Menaxhimit të integruar për zonat arkeologjike A dhe B në Durrës.
Por braktisja prej vitesh e kësaj zone i ka bërë skeptikë specialistët, ndërsa kostoja sesa do t’i kushtojë shtetit shqiptar implementimi i Planit të Menaxhimit nuk dihet ende
Pas Butrintit, nënshkruhet marrëveshje për hartimin e Planit të Menaxhimit të Integruar për Durrësin përkatësisht për zonat arkeologjike A dhe B në Durrës.
Fillimisht ministrja e Kulturës, Elva Margariti, këtë iniciativë e ka bërë publike qysh në muajin mars të 2020-s.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult