Për herë të parë në historinë e Kosovës, një film do të jetë pjesë e një konkursi të rëndësishëm.
Filmi “Exil” me regji të Visar Morinës do të jetë pjesë e edicionit të 78-të të “Golden Globes” dhe do të konkurrojë në kategorinë e filmave të huaj.
Artikulli i Golden Globes thekson se filmi është pjesërisht autobiografik dhe tregon kohën kur Visari ishte 15 vjeç dhe emigroi në Gjermani. Ndërsa sipas regjisorit, filmi paraqet diçka më universale se sa përvojë e tij personale si emigrant.
“Për sa i përket Xhaferit, personazhit të filmit, unë besoj se çdo person, jo vetëm një i huaj, mund të përfundojë në situatën e tij. Nuk është e domosdoshme të largoheni nga fshati ose vendlindja juaj për ta kuptuar këtë”, është shprehur regjisori.
Në këtë film luajnë aktor të njohur si: Sandra Hüller, Mišel Matieviq, Astrit Kabashi, Valentina Dubovci, Flonja Kodheli, Getuart Hajrizaj, Ameli Kabashi.
Kujtojmë që vitin që lamë pas Exil-i pati premierën botërore në Sundance dhe atë evropiane në Berlinale, për të fituar më vonë ‘Zemrën e Sarajevës’, çmimin kryesor të festivalit të Sarajevës.l.k/abcnews.al