Edhe pak ditë na ndajnë nga Festivali i Këngës 59 në RTSH, ku do të përzgjidhet kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
E ftuar në ‘Nuk është karantinë’, një nga këngëtaret pjesëmarrëse, Evi Reçi gjatë intervistës me moderatorin Eni Shehu, ka zbuluar se për herë të parë në histori, orkestra emblematike nuk do të jetë në skenë.
Ajo gjithashtu ka zbuluar se nëna e saj, e cila është pjesë e orkestrës do të jetë e vetmja që do ta shoqërojë gjatë përformancës.
Një pjesë nga dialogu:
Eni Shehu: Një lajm i keq është se nuk do të jetë orkestra emblemë.
Evi Reçi: Për shkak të situatës, masave ndaj covid, grumbullimet nuk lejohen.
Eni Shehu: Në 58 vite ajo ka qenë simboli i Festivalit, i asaj skene. Për herë të parë, Covidi penalizoi Festivalin e Këngës. Evi gjithashtu për herë të parë do të këndonte me mamin e saj në skenë, e cila është një instrumentiste.
Evi Reçi: Por prit, mami patjetër që do të jetë pjesë e orkestrës me harqet. Por vetëm mami im do të jetë pjesë e performancën time. Kështu që orkestrën sidoqoftë do e sjellim disi./abcnews