Vila mbretërore e Zogut para dhe pas plaçkitjes së vitit 1997

Transmetohen pamje nga brenda vilës mbretërore ende të padëmtuar.

Pamjet janë të vitit 1995, kur një delegacion nga Polonia e vizitoi vilën, për të njohur historinë dhe vlerat arkitekturore të saj.

Nuk janë të shumtë ata që e kanë parë nga afër bukurinë e arkitekturës së saj.

Pamjet që transmetohen janë pamje nga brenda pallatit mbretëror ende të padëmtuar.

“Na ishte një herë një pallat veror mbretëror… Të gjithë e njihnin si Vila e Zogut në Durrës!”

Specialen e gjeni të plotë në këtë link

ObserverKult

Lexo edhe:

DEGRADIMI I VILËS SË ZOGUT, THIRRJE SHTETIT TA KTHEJË NË MONUMENT KULTURE

Historia e vilës mbretërore nis në vitin e largët 1925 por sipas studiuesit Dorian Hatibi origjina e saj mbetet mister.

“Ka një origjinë pak a shumë misterioze, sepse kemi shumë pak dokumente që na dëshmojnë origjinën e vilës”, thotë studiuesi Dorian Hatibi, transmeton ‘euronews albania’.

Godina ka qenë dikur vila rezidenciale që ka pritur figura të rëndësishme botërore.

“Vila nuk do të përdorej për shumë kohë nga mbreti Zog. Kjo pasi qyteti i Durrësit do të pushtohej nga italianët. Dhe gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore vila përdoret nga oficerët e lartë gjermanë si rezidencë.

Është shumë interesante të kujtojmë se në këtë vilë ka qëndruar gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Nikita Hrushov, princi i Kamboxhias bashkë me princeshën e tij. Dhe në vitin 1993 ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter”, tregon studiuesi.

Pas kësaj epoke të lavdishme, viti ’97 ishte koha kur vila nisi të degradohej. Sot ajo qëndron e kyçur.

“Unë mendoj që këtu duhet të bëhet akter i fuqishëm bashkia, në rastin më të mirë, ose pushteti qendror. Sepse sado që të investohet privati, çfarëdolloj privati qoftë, qoftë bankë apo individ, në çdo rast do ta kenë të vështirë që t’i japin atë sharm që vila ka pasur.”

Tekstin e plotë e gjeni KËTU