“Për ty…”, poezinë e Drita Çomos e lexon Engjëllushe Alla

Poezi nga Drita Çomo

Lëkunden pishat nën retë që ikin,
Ikin e ikin retë nëpër shi…
Unë pres të shoh pas reve pak qiell,
Ashtu siç pres pasditeve, të më telefonosh ti.
Po ti s’dukesh gjëkund.
Ku paske humbur,
Ka kaq ditë që pres.
Dhe bie shi…
Si mund të jetoj, pa pak qiell të kaltër,
Si mund të jetoj, pa zërin tënd, pa ty.
Ti do vish, unë e di, do vish patjetër,
Po unë dua të vish tani, nëpër shi,
Pastaj retë do të ikin dhe do të dalë dielli
Po unë dua diellin të ma sjellësh ti

ObserverKult


drita çomo

Lexo edhe:

DRITA ÇOMO NË DITARIN E TRISHTË : Ç’MUND TË KEMI TJETËR VEÇ SHPRESËS?

Drita Çomo lindi më 19 mars 1958. Si shumë të tjerë në atë periudhë, edhe ajo vuajti pasojat e regjimit të egër komunist. Ishte vetëm dy vjeçe kur u përcaktua që ajo të mbetej e vetme.

Prindërit e saj u dënuan. E ëma, Liri Belishova, një nga udhëheqëset e rinisë gjatë Luftës Antifashiste dhe për një kohë anëtare e Byrosë Politike, njëkohësisht një nga gratë më të njohura të vendit, u përball me internimin për rreth njëzet vite. Ndërkaq, i ati Maqo Çomo, udhëheqës partizan dhe më vonë Ministër i Bujqësisë, u dënua si ʽrevizionistʼ dhe u persekutua në burgje e internime për 30 vjet.
Kështu, fati i Drita Çomos ishte padrejtësisht i ngjashëm me atë të prindërve të saj. Ajo u internua në Kuç të Vlorës ku kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe më pas në Progonat të Kurveleshit. Më vonë, ajo u dërgua në Cërrik ku kreu edhe shkollën e mesme. Ishte një nxënëse e shkëlqyer, megjithëse mësuesit nuk e vlerësuan kurrë maksimalisht. Ajo madje nuk arriti as të mbronte diplomën. Kjo për arsye politike, por edhe për shkak të sëmundjes së saj të pashërueshme që avanconte dita-ditës..

Tekstin e plotë e gjeni KËTU