Perandori që mori me vete një ushtri të tërë në varr (foto)

Perandori i parë kinez, Qin Shi Huang, historia:

Djersa i rrjedh poshtë nga fytyra Yang Zhifas, teksa përpiqet të punojë tokën e fortë. Eshtë viti 1974 dhe për javë të tëra provinca qendrore kineze e Shaanxisë është goditur nga thatësira.


Ndërkohë që kërkon për ujë, fermeri godet në diçka të fortë.
Ai vazhdon të gërmojë, duke zbuluar më pas supin e një figure prej balte.
Ajo që Yangu nuk e kupton, është se sapo ka bërë zbulimin më të madh arkeologjik të shekullit 20-të.
Është kjo ushtria legjendare prej balte e perandorit të parë kinez, Qin Shi Huang.


Historianët vlerësojnë se perandori nisi ta ndërtojë mauzoleumin e tij pasi mori fronin në vitin 22, kur ishte vetëm 13 vjeç.
700 mijë punëtorë u detyruan të punojnë për 30 vite duke gërmuar.
Në fund, kompleksi i varrit të perandorit ishte 90 kilometra katrorë, i madh sa Manhatani.


Përse e gjithë kjo? Qin SHi Huang donte që ta merrte me vete perandorinë e tij në botën e nëndheshme.
Ai kishte parashikuar që të varrosej bashkë me pallate model, kuaj, karroca dhe ushtarë prej balte.


Nga frika e rreziqeve që do i kanoseshin në botën e përtejme, perandori ndërtoi një ushtri të armatosur me më shumë se 8000 ushtarë prej balte me përmasa reale.

Përgatiti: ObserverKult

Lexo edhe:

NJË “SHENJTOR” QË GATI FALIMENTOI NJË PERANDORI