Nga Emi Krosi
Leximi është pafundësi përshtypjesh por dhe mënyrash, sesi mund ta interpretosh atë. Të lexosh një tekst postmodern duket sikur është shkruar aq shkujdesur, pa një një linjë të qartë, ku kohët kryqëzohen, përplasen, tëhollohen, ngushtohen, largohen, anohen, përqafohen, shugullohen, përmbysen në “gropën”e madhe të panjohjes dhe njohjes. Po ç’është në vete postmodernizmi? Postmoderizmi zakonisht përdoret për të specifikikuar pozicionin/net intelektual/e, të cilat në një mënyrë ose një tjetër, degraduan/minuan thelbin e qytetërimit, veçanërisht shoqëria moderne, situatën kaotike dhe të fragmentuar (Habermas: 1987: 79), si një karakteristikë differentiae për letërsinë, në kontrast sidomos me stukturën romanore moderne/potsmoderniste.
Përmes këtyre nocioneve, ne mund të lexojmë dhe kuptojmë dekodimin e romaneve postmoderniste. Reflektimi përmes një shoqërie, të “kalbur” si një udhëtim pa stacione, në të gjitha kohërat dhe vendet, vjen nëpërmjet romanit “Libri i udhëtarit” (Izet: 2013), një libër i pazakontë, ku kryepersonazhi udhëtari, rrugton në një mjedis, shoqëri dhe kohë të pakohë. Njerëzit që nuk dinë çfarë bëjnë, ku shkojnë dhe çfarë kërkojnë. Autori rrëfen përmes katundit, (vend i paidentifikuar). Katundi është emri i vendit të vrasjeve të rinjve dhe femrave. Autori ka ndërtuar një komunikim me lexuesin, përmes zhvillimeve brenda Katundit, ku gjuha rrotulla-rrotulla me ngjan me romanin “ Rrotull” të Jusuf Gërvallës. Gjuha e romanit është një gjuhë “vulgare” ku thyerja e realitetit, fshihet pas hipokrizisë njerëzore, duke evidentuar vitet para ’90-ës.
Në leximin e parë, duket sikur je në jerm, në fakt romani ka fragmente jermi/makthi dhe ankthi, por që nuk e kupton rrukopujën përpos një gjuhe të rrëmujshme, të padekodueshme shumë më përtej S/Z së Bartes, një gjuhë rruge, një gjuhë që udhëtari i gjendur mes çmendimës dhe çmerimës të turmës, së hakërruar nga paliria, ka tejkaluar çdo limit njerëzor. Aty është dhe tjetërsimi. Kaosi. Deliri. Dehumanizmi. Metamorfoza. Rrënimi. Shpërbërja. Nuk ka ndonjë rrymë letrare, që mund ta identifikosh, përpos postmodernizmit, surrealizmit, absurdit dhe shumë -izma të tjerë të marrisë së njeriut modern, veçmas atij shqiptar.
Romani mund të ndërtohet përmes receptimeve:
- RECEPTIMI I JERMIT/MAKTHIT/ANKTHIT, ËNDËRRËS DHE ÇMENDISË
Ti qasesh një romani të tillë, është shumë e vështirë. Përtej perceptimit të personazhit që udhëton por nuk e di se ku, ai është “zënë në çarkun” e makthit dhe ankthit: “mbështet kryet në jastëk, mbyll qepallat dhe sapo të vaket prehja nëpër sy …qe ku të pret i njejti ankth gjumvrasës. Mos u tremb po deshe, mos luaj mendsh po munde… „ . Në këtë formë eptimi i jermit, jo si patologji sëmundjeje, por si një gjendje surreale, brenda një kohe ta pacaktuar. Ai përpiqet të rizbulojë, veten, njeriun dhe kohën përmes:
- rizbulesa e parë: (tmerri i makthit dhe ankthit) të lidhur me shpirtin ku Uni dhe Ego-ja,
(janë në konfikt) janë matrica sa të një enigme të frikshme njerëzore aq edhe të shpirtit human/njerëzor si ekstaza delirante ose baza e homoerotizmit (Bloom: 2001: 43), por dhe si lojë e ëndërrës dhe vegimit, që vazhdon me teorinë e udhëtimit në të tashmen e përhershme. Mënyra se si lexojmë, kur jemi vetëm me vetveten, sjellja e poetikës kulturore, si pritje ideologjike, duhet të jetë dhe një “mashtrim estetik”, që i adresohet lexuesit vetmitar, projekt për mendjen dhe shpirtin dhe ndërvetëdijet e një të panjohuri (që ka harruar vetveten), apo hiqet kinse dhe ndërdyshas “rrëfen” për ekzistencën e së panjohurës dhe së padukshmes.
- rizbulesa e dytë: (jermi dhe ëndërra si gjende surreale) janë një ngujimi një njeriu që
nuk pranon të tjetërsohet me dëshirë. Ai jeton brenda bashkësisë dhe sheh jashtë saj nëpër ëndërra dhe zhgjëndrra përtej vetes dhe fatit të tij, të vetëpërfshirë nga jeta sociale në paragrafin:“lëvore, nyje, kërcunj, trungje, gunga, njerëz bojëbari…Ç‘ po ndodh me mua, a mos kam rrjedhur? U përpoqa të hap gojën për tu shfajësuar, por s’munda Nuk paskësha qenë në ëndërr[…]. Siç duket, them me vete, njerëzit bojëbari gjallokan vërtetë dhe s’i paska pjellë mendja e lodhur prej jermit. Lexuesi lidh në mënyrë të pashmangshme (qoftë me vetëdije apo pa vetëdije) letrare ëndrra ose vizioni zbulues i jermit. Ato janë një manifestim i emocioneve dhe ndjenjave të këqija të frikës: ankth, dëshpërim, braktisje. Ndërsa ka një korrelacion pozitiv me frekuencat e makthit dhe shqetësimin e ankthit (Blagrove et al :2004: 89). Makthet mund të përkufizohen si ëndrra shumë shqetësuese, ngjarje ose emocionet në të cilat, bëjnë që ëndërrimtari të zgjohet ose beson si një zhgjëndërr.
- rizbulesa e tretë: (ankthi dhe si stres-post/traumatik), përmes shumë pasazheve, ku
udhëtari dhunohet, rrihet, friksohet. Elemente të tilla kanë elemente përngjasmimi dhe me romanin post/modern “Incógnito” (Kyçyku: 2016) . Pas kalimit të simptomave të çrregullimit post-traumatik të stresit, të personazhit në kërkim të së vërtetës: “larg ama, fort larg prej këtej. Dukej qartë se moti andej në atë krah të jetës ishte egërsuar papritmas. Një erë e rreptë ngrinte dallgë si në brigje të thyera detesh. Hallakama e shkaktuar herë më ngjanë si përplasje natyre, herë si kacafytje njerëzore a shtazore… (Një zot e di!)”, krijohet distanca me emocionin që gjeneron vepra, duke përjetuar katarzën homepatike (Eco: 2007: 75), (katarza homepatike përkufizohet si mëshirë dhe terror (frikë) deri në spazëm, që pastron nëpërmjet vuajtjes, duke dalë prej përvojës tragjike), në përshkrimin e fatit, qenies tragjike të njeriut nën totalitarizëm, ku liria është mungesë dhe tepri, (për të lexuar libra, për të marrë kulturë, për të mësuar gjuhë të huaja etj), ndërlidhet me fenomenin e shenjave verbale se të gjitha stukturat verbale letrare, si teknikat postmoderne janë me forma metanarrative (Walker:1996: 146).
- RECEPTIMI PËRMES KAOSIT/DELIRIT/ METAMORFOZËS DHE DEHUMANIZMIT.
Romani na rrëfen sesi, njerëzit marrosen nga mungesa e lirisë. Kur e lexon romanin, duket sikur ka një “gjuhë të pistë”, pasi marria njerëzore shkon deri aty, saqë meshkuj dhe femra ndjellin seksualisht njëri-tjetrin me organet gjenitale jashtë, dhe fjalori i tyre plot epsh duke përmendur; penisin dhe vaginën, që metafora kalon në metonimi përmes metamorfozës: metamorfoza e personazhit;
- shoqëria është një metamorfozë dhe shndërrim me “Grigor Zamzën” (Kafka: 2017) si
alegori me kafshët: tjetri bënte si dem. Sikur godiste me brirë tokën, çukërmonte me thundra, bulëronte. Pastaj u vërsulej të tjerëve me kokë. Dikujt ia kishte ënda të lihte ngjirshëm si qen stani. Hum, hum, hum. Mu para hundës sime, pasi lihte, nxirrte gjuhën. Dikush si langua më merrte erë te pantallonat, një tjetër mjaullinte dhe përkulte kryet deri poshtë duke i fërkuar faqet pas këpucëve të mia. Një tufë bujtësish, si të posadalë nga vatha, ashtu kopeisht filluan të blegërijnë. Pastaj gjithçka u pështjellua. Zërat njerëzorë u përzien me tingujt e gjithfarë kafshëve e shpendëve, mekanizmi që sjell autori për shpërfytyrimin e njeriut nën efektin e pushtetit, ashtu si kafshërimi i njeriut dhe anasjelltas, me dëshirën për të përcjellë ndjeshmërinë e kohës (Childs: 2008: 3) na fton për katarsis, të madh shoqëror.
- përgjimi/përndjekja e turmave të palira: tëhuajzon jo vetëm zvetënimin /rrënimin
nga/nën/për pushtetin, njeriu përndiqet dhe përgjohet, përdoret dhe abuzohet, nga keqqeverisja, kontrollohet nga syri ciklopik i shtetit, si “big bratheri” (Oruell:1980), se njeriu nën sistemin diktatorial ndihte i burgosur, i palirë, i tepërt, i dobët, i frustuar, i frikuar, i shtypur, i skllavëruar, por dhe në çdo shoqëri dhe sistem nonopartiak apo dhe në një monokraci (demokraci hibride) njeriu kafshërohet, shpërfytyrohet, metamorfozohet, shndërrohet, transformohet, në Hiç nw Qenie amorfe që vegjenton, sepse edhe „zërat njerëzorë u përzien me tingujt e gjithfarë kafshëve e shpendëve“.
- dehumanët / metamorfozat e bimëve njerëz: duke dehumanizuar personazhet , autori
gjithë linjën romanore, se pushteti të kafshëron, faji i të gjitha pushteteve që skllavërojnë njeriun, aludimi me ironinë, groteskun e mungesës së vetëdijes dhe të rebelimit kolektiv: “të ardhurit e rinj pothuajse të gjithë u ngjanin shkurreve. Kryekaçube me gjemba ose pa gjemba. Dikush ta kujtonte ferrën, tjetri murrizin, kaçën, që mbin mbi varre, bagremin, kulumbrinë... Ishte një hierarki e çuditshme që fillonte duke u ngjitur prej bimëve të ulta, deri te pemët që ashtu shtatlarta parapëlqenin të qëndronin akoma edhe më larg meje“. Ky studim sjell para lexuesit shqiptar, spiralizmin (lat. spiralismo), është një lëvizje letrare, një konceptim i tërë estetik, bën paraqitjen e veprës letrare jo vetëm me fuqinë e fakteve, por dhe me lidhjen organike të zhvillimeve dialektike dhe historike të ndërthurura me vetëdijen e personazheve, që ndikohen nga prania e njëri-tjetrit dhe ajo e natyrës kemi një spiralizëm psikologjik, një përshkrim që ndërthur në formë spiraleje bashkëveprimin e natyrës me ndijimet, perceptimet, ngacmimet, ndjenjat, mendimet, përsiatjet e vazhdueshme dhe gjendjet e brishta shpirtërore që japin mesazhe të thella nga një personazh tek tjetri, por nuk mungon as Ens Realissimum (qenia më reale), pra Zoti. Spiralizmi ose trans/spiralizmi (Petoshti: 2013), ndryshe nga realizmi, është art demokratik, por hera- herës bën dhe theksim të tepruar të disa elementëve të realitetit. Spiralizmi, është një lëvizje letrare që nuk e ndryshon ndjenjën e masës apo të shtrembërojë realitetin, si në poezi dhe në prozë.
- RECEPTIMI I “PËRROIT TË NDËRGJEGJES” SI RRËFIM POSTMODERNIST
Ngjizja e romanit modernist përmes intertekstualitetit dhe referencave, lidhet dhe me marrëdhëniet dhe të rastësive, por dhe komunikimit me historinë letrare, si funksion postmodernist. Kundërvënia e individuales dhe absolutes, e fshin autorin apo dhe personazhin anonim të autorit, mbi rrëfimin apo trillimin, përmes stukturave teknike të interpretimit postmodernist, ku dominon polisemia dhe shumësia e niveleve dhe intertekstualitetit (Rosenau: 1992: 127). Personazhet/zërat rrëfimtar të këtij romani postmodern, kanë nënshtresë të theksuar nga “përroi i ndërgjegjes ” i Uliksit (Joyce: 2022). [Përroi i ndërgjegjes është teknikë narrative që synon të pasqyrojë ekuivalentin e shkruar të proceseve mendore të personazheve, qoftë nëpërmjet monologut të brendshëm jo aq të lidhur, qoftë lidhur me veprimin e tyre. Stili i të shkruarit me përroin e ndërgjegjes kryesisht konsiderohet formë e veçantë e monologut të brendshëm]. Tek romani i përroit të ndërgjegjes, proceset apo rrjedhat e mendimeve të personazhit paraqiten kryesisht sikundër zhvillohen vetëm në kokën e tij (apo i drejtohen vetë atij); aty kemi të bëjmë me teknikën e thurjes (Zejneli: 2024), sepse dukuritë e këtij romani postmodern dallohen nga mënyra e rrëfimit:
- Personazhet/ kryepersonazhi: udhëtari/ kokëmadhi/ Behari/Fikall Meta/Huma/ Besmiri/
Veroni/ Besniku/kryemadh/ Hijes/ Hanën/ Saimirin/Saukun/ Solomoni/Hala etj.
- Personazhe dytësore: Saku i Hores/ Hila i Rremës/Bim Lung Bishtcubi/Spiron/ Filen /
Tepja/ Bashllani Kaçi i Motrës së Mirë/Tasim Lëngu/Ali Kordha/ Jakup Jesirxhevapi/Cungu/ Hengu/Rrengun/Stilian Kulprës/Kaptinëdruni etj.
- Satira/paradoksi/ Tallja : Bashllan Goxha, p…i samës /Ç’po çan dru për dritë të
hanës,/Një herë drurit e dy herë kambës…ironia është një dukuri postmoderniste, që vjen përmes tekstit, që dallohet nga lexuesi duke zbuluar alegorinë, që shkon deri në tallje dhe paradoks duke e lidhur me simbolikën: ideologjia komuniste dhe zhbërja e njeriut nga çdo vlerë njerëzore dhe zhbërja e thelbit të dashurisë së njeriut për njeriun (mungesa e mishit/bukës/ supa me barishte/radhët etj.)
- Paranoja: “Bëje zot ëndërr, bëje zot ëndërr, lutem në heshtje… Ndërkohë shpatet ku
firuan rropatjet e mia, qielli i turbullt i mëngjesit, brigjet me shelgje dhe zalli i boshatisur tashmë, shemben, përpihen rrëmujshëm dhe fluturojnë me mua vetëtimthi duke u gëlltitur nga përbindshi i errët i ujrave”.
- Pastishi, (shumësia e diskurseve):
- pastish-i i diskursit etno/kulturor: vajtimorja, ose vajtocat, (element tashmë i harruar
por veriu njihet dhe për gjëmën e burrave): po ngrihen përrenjtë, o miku jem/Po ulen kodrat, o miku jem,/Po sprapsen tigrat, o miku jem,/ Po sulen minjtë, o miku jem…
- pastish-i i diskursit toponimor: Ara Plakë/Shpella e Gjyshes/Lama e Lisit/ Kodra
Xhufrake/ Kroi i Kusarëve/ Qafë të Patës/ Bomje/ Preshas/ Dorëz/ Kungullore/ Duhanas/ Farishtë, Fasula/ Trojeve të Reja etj.
- pastish-i i diskursit të pemtarisë/vreshtarisë: “prej tyre si me magji shfaqeshin kokrra
rrushi, kumbulla, turra me arra, fiq të tharë, fara kungulli apo lajthi me të cilat sajdiste pa dallim secilin që ndodhej pranë”.
Korpusi gjuhësor ka pësuar një metamorfozë të madhe. Përmes një raporti të hapur me lexuesin, por dhe në një raport të “çorganizuar” me gjuhën, që është një “gjuhë e shthurur”, apo e quajtur ndryshe dhe kriza e personazhit, ka ndikuar edhe tek formësimi i shumë romaneve me elemente postmoderne. Paqartësia është një simptomë, tension dhe konfuzion shpirtëror. Njeriu e ndjen këtë në mënyrë intuitive diçka dominuese dhe e gjatë që po shembet ose është shembur (Morawski: 1966: 6), që dallohet dhe nga situata haluçinative që përjeton personazhi, që herë flet herë nuk flet, herë lëviz dhe herë jo, duke përjetuar situata të pakuptueshme. Autori ka përdorur shumë situata haluçinative, ku personazhi është konfuz, ku vetë gjuha e tij, lexohet dhe kuptohet nga lexuesit: “pastaj copra-copra fjalësh pa lidhje si: tinglimajmun…miza hekur…njëqind rrena pa asnjë të vërtetë…këmba këmbës do të të ndjek…i paudhi niset për vetulla…shkrijmë plumb në gojë…divat…e plotë s’mjafton, përgjysmë del e tepron… çajmë dete e oqeane…qumështin e mëmës do ta nxjerr për hundësh… aferim, marrsh nga ditët tona…është bukë dhe gjellë… Shtatëpëllëmbëmjekra… Qeros Budalla martohet… Zana… shkon … pata, tata…”
- Gjuha lojë me shenjuesit, ku vetë gjuha degradon si një gjuhë që vetëm nxjerr tinguj të
pakuptimtë, si belbëzim e fëmijëve apo gjuha e të dehurit apo e një të çmenduri: robsh…, pis meiti, kakë qeni, qenef muti… ta …if…if… fsha, …sha nënën, sha… qif…motrën, pragun e derës,… fsha trarët, tjegullat, skutat e mureve, hatullat, miun dhe macen e shtëpisë …ifsh…ta… , pas kësaj, midis mërmëritjeve, pëshpëritjeve … shshsh … ryedru…ffshshshët… kryedru..hu. edruri…uri…riri“. Kjo lloj narrative gjuhësore postmoderne, njihet tashmë nga lexuesit, jo vetëm si një stil i shkrimit, sa individualist po aq dhe të njohura për shkrimtarët e romaneve postmoderne tashmë në Europë dhe botë. Por kjo mënyrë e kësaj “estetike gjuhësore”, tregon dhe risinë drejt një lexuesi të ri, sidomos shqiptar, duke shenjuar dhe një realitet të përmbysur gjuhësor, por dhe herë- herë të deshifrueshme dhe herë-herë të padeshifrueshme.
- Onomatopeja: Hahahaaa, haaahahaaaa…/ Uuush, pprshsh…/ dërr-dërr-dërr/Jaa… ja…
jaam…/jaaam, Ja-jaa-jaaa-kupi… llmjes/llmjes.Vap-vap-vap/Ooo, mos, oo…joo/ Ooo, mos, ooo, jo/ bël-bël-bël/, muu, uaaaaa/-Oooooo/ Hahahahahaaaaa…./ -Haa, haaa,ha, hoo-hooo, hooo, hiiii hiiii…/ kllu-kllu-kllu/ Hau-hau-hauu/ Ptu-ptu!/ -Hahaaa, haaaaahaaaaa…/ . Iaa, iaa,iaaa…/ -Aaaaaa uaaa uuuuu…
Postmodernizmi është gjithashtu i lidhur me “vdekjen e subjektit” ose me “fundin e individit”. Kultura postmoderne thekson dhe inkurajon hedonizmin, vetë-kënaqësinë dhe një mani me imazhin ose stilin “personal”, si në kundërshtim me një mbështetje të “modës së vjetër” (moderne) në karakter ose profesion. Në sipërfaqe, moderniteti dhe postmoderniteti duken pole të ndara, sepse e para pranon autoritetin qendror të një subjekti njerëzor, metanarrativën dhe parimet gjithëpërfshirëse për/mbi nocionin e të vërtetës, që më vonë po vetë i refuzon ato, nëpërmjet ekfrazës (Baldick: 2001: 218). Kjo nuk do të thotë se letërsia postmoderne është thjesht një lojë tekstuale e papërgjegjshme dhe se nuk interpreton dukuritë shoqërore të epokës. Prandaj, edhe mistifikimi postmodern i referohet mënyrës jo të natyrshme të pritjes; pasqyron kompleksitetin përmes diskursit postmodern, që analizon jetën shoqërore në terma të paradoksit dhe papërcaktueshmërisë njerëzore në kuptimit racional të “hiperrealitetit” si vështrim panoptik (Cooper & Burrell :1988: 253), përmes këtij pasazhi: “a mundet kush me shpue pallën e hekrit, me bajtë kodrat në shpinë e mos me u lodh, me hy në flakë e mos me u djegë, me ngranë tre furrë bukë e mos me u ngi, me pi krejt lumin e mos me shue etjen?”
- RECEPTIMI LEKSIKO-GJUHËSOR
Izet Duraku, ka përdorur frazeologjinë shqipe, si një pasuri e retorikës romanore, që përçon tek lexuesit dhe një vëmendje ndaj njësive frazeologjike. Njësitë frazeologjike dallohen, nga proverbatdhe fjalët e urta që kanë ndryshim në strukturën morfologjike, por që autori i ka përdorur si pasuri e shtuar e ligjërimit poetik. Çfarë janënjësitë frazeologjike? (Termi frazeologji vjen nga greqishtja phrasis [(shprehje, njësi e ligjërimit)] dhe logos [(dije, dituri, fjalë)].Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe, 1980 termi frazeologji:[tërësia e togjeve dhe e thënieve a shprehjeve të qëndrueshme të një gjuhe, të cilat janë të pandashme nga ana leksikore, kanë kuptim tërësor, të njësishëm, të mëvetësishëm e gjithnjë të figurshëm, riprodhohen në ligjërim si njësi të gatshme dhe kryejnë funksionin e një fjale a të një fjalie të vetme].
- Fjalëformimet:kryeshpëtues/kudondodhshëm/domethënien/ëndërrzhgjëndrës/shpjegimkr
uese/gjumëvrasës/papritmas/nëntëdhjetë/gjumshkatërruese/frymarrjes/papërcaktueshmëria/përvedh/nganjëherë/paralajmëroj/kushedisatën/symbyllur/faqezestë/hamendjet/përgjakur/ hakmarrje/ përfytyruar/përbindshat/mëdyshej/përhumbja/kryemadh/kundërshtoi/sigurisht/ndërprerë/dashamiri/ përbrenda/ shtatëqind/ andejpari/ kundërshtoi/ burracakët/besmiri/pasigurtë/gojëmbyllur/ kapërdij/ ngarendja/ndërmjetës/ mirënjohjes/ mërmërimat/ zamarrtë/ hallakama/stërmadh/ ngadal/humnerën/përsëlarti/gjithmonë/pjesmarrës/tjetërkush/përgojo/kryeqeveritarit/ menjëherë/ pavdekshëm, mbasandej/ përditshme/gjithçka/ kryeprijësi/ gjithnjë/ gjithkush/askund/ndokënd/ kryekëput/asnjëherë/ndonjëherë/dorështrënguar/vetullarrudhur/painteresuar/lakmia/përgjumurin/ përfshiheshin/paraprinin/ pasardhës/dykatëshe/mospëlqimin/përfundimin/ paralajmëruar/ndërprerjen/
rikthehesha/mëparshme/ zemërthyer/përmallur/qëkur/ sakatët/ bishtcubi/ këmbadoras/ bashllani/ përlyhem/ shumkush/ fatkeqësinë/ shkërputheshin/paharxhuar/ shpërblye/ jesirxhevapi/ mbërthyer/ parrezikshëm/ anashkalohet/pasigurta/ andejpari/ përvishem/ kutërbues/ndërprenë/përshëndetje/ mirëmëngjes/ përsëritën/ përqeshjen/ allasoj/ përbuzje/keqardhje/ përdalë/sykeqe/ kryqeveritari/ripagëzuari/ gojëhapur/ duarbosh/ përdridhej përdrethkat/bishtdredhur/karaputanë/ papërmbajtshëm/pidhrobsh/përgojimeve/
përmbytur/shumëkokëshe/drejtpërdrejta/kryelanetit/shumëkrerëshe/sapokositur/grimherë/krahthati/përdrodhi/posaardhurit/kushedi/dofarë/përkundërta/faqekuq/derëbardhë/përmjedis/kurrnjisend/këmbëngulte/flokëverdhë/gojëndyrë/pabesë/ shpirtzinj/poshtërlakë/përbashkët/nganjëherë/
herëpashere/ëndërrzhgjëndërr/hundëleshin/trepëllëmbështati/shtatëpëllëmbëmjekra/flokëshelgjet/hapembylljen/hapembylljen/stërmadh/ ditëpreri/përhënur/lumëmadhi/bardhezi/njerihithrës/
surratzbehtë/paralajmëruar/ bimëdashëse/ shpërlahej/ zbërdhulej djegsia/ shkretia/ bojëbari/ parashikimet/krykaçube/ shtatlarta/ nëndheshme/ përçudnoheshin/ kundërshtuese/ pikësëpari/ dhimbsurinë/sapombledhur/ kryedruri/ kokëdëllinjë/pabuksi/kaptinrrodhja/femutra/
surratdebilër/pavetëdijes/këmbëngulte/rretheqark/hapërdarë/stërkeqen/prushnajën/padeshifrueshëm/nëntokësore/fillimpranverës/përmbytej/dhomëqelisë/menjëhershme/fatzi/parashikimit/përfundoj/trudrurët/lungtrumën/drugungë/ndërprerë.gurshkruesin /përdredhur/pagabuar/ udhërrëfyesin/ gjaksori/ hurdhangjaksori / kundërshtimin/sadopak/mësipërme/ kushedi/ bashkëmendimtar/ kushdoqofshi/ kundërthënie/gjysmëfraza/ndërsjellë/ lindtrim/ Kërkushi/ parapërgatitur/ njëfarsoj/ katrrithur/ kurrfarë/ përgjithmonë/ përgjumja/sapoardhuri/ barishtorodrunor/ mëdyshje/ shpirtnjeriu/malbardhët/ përhumbur/ stërkala/dritëdhënëse/ bashkëbiseduesit/ stërmadhe/Udhambarë/rretheqark/ stërmadhe/majëmalesh/ frymëzënëse/ tjetërkund/ shpërnguljesh/ gjithfarësh/askundit/ rrafnaltë/ gjunjëkëputur/dykatëshe/ stërshkelur/ sapongritur/ përdredhura/shumëngjyrëshe/ shumëkokëshe/zhumhuri/ përqeshjeje/ njëpasnjëshme/ përplasjesh/paduruara/ Kapërdihet/përpihem/ paprerë/rizgjohej/ farefisi/ fatpadalë/mikpritëses/ flokëhallakatur/ syenjtur/shtangtova/ sypërlotur/pushoftë/ mosbesuesit/ padiskutueshme/ keqbërësit/ pafajsia/përmblidhej/ rrumbullakosnin/ drejtpërdrejtë/ vetëparaqitjes/nënshtrue/ shtatshkurtit/ kryeulur/përqark/ ndërmjetmi/ nënqeshi/ ngapak/ qafëlejleku/ hanshkatarrumja/ hajdaragës/ menemadhi/ shumkujt/ mbikqyrnin/plehnxjerrës/ kokëpatate/ nankapërcëjm/ përgjysmë/ qejfmbetjet/ përpjetat/ tatëpjetat/këndejpari/ qindravjeçarë/ duarthatë/ drejtëkëndëshit/ përthyer/ ngjitmas/ lëngjyrën/ katërkatëshe/ gojështrembër/shtatmadh/ përposhtë/ zorrëtharë/ gjuhëgjatë/ kryerojtësi/ syvetima /syfajkoj/sysyu/ fytyrëvrantë/përndjekuri/përgjunjurit/njëpasnjëshme/ përshkëndritën/kryekurva/ kushdoqofsh/ përjarg/ posambërritur/pragmuzg/ saposhkrirë/porsadalë/ zindanbirucat/ kokëshkretëve/hapasanikëve/ zemërgjerësisë/ theqafja/syzgurdulluar/ bashkëbiseduesit/ ndihmëskryrojtësi/ trutharë/ zemërpulë/ dorëkthyesit/ mishmashit/sapohapura/ ndërkryer/ trembëdhjetëvjeçar/ megjithëmend/tymnajë/ veshmbathjeve/ ditnatë/leshpërdredhur/flokdrejtën/ spërdredhur/ndërluftuese/ përleshjen/kundërgoditjet/ shpatullshkatërrues/majëprehta/ vdekjeprurës/ përskuqjen/ drejtkëndëshit/ mbijetuarit/shpirtmadh/ kryengulthi/ keqardhje/ mirëkuptohesh/ pragmëngjesi/marramendëse.
- Shprehje frazeologjike: Çudia më e madhe zgjat tre ditë/ dy dërrasa mangut/ ku rafsha
mos u vrafsha/ Sakat nga trupi e nga mendja/ me këmbët nga dielli… / e kërkojnë sherrin me qiri/i kruhen brirët/ ku të dhemb e ku të djeg/ kanë me ta ba kurrizin më të butë se barkun/ S’më shpon plumbi, s’më çan thika/ Shkon si pula pa krye/shkërputhet nëpër hi/ Qentë le të lehin, karvani të ecë përpara/ Buka të çoka në derë të hasmit/ Dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë/ Fjalët si dikushi e punët si kërkushi/ Shih lisin e hy nën hije/ Një vrimë në ujë/ oxhaku s‘bëhet buxhak…/ Fol me ty e rruj voe/ ia bëjmë ne kurrizin më të butë se barkun/ Pse sillesh si pordha nëpër brekë/ As qeni nuk e njeh të zotin.
- Fjalë e urtë: Gjaku s’bëhet ujë! / Kush i shpëton krimbit, sosja i vjen prej sëpatës/ Ka që
e bëjnë mizën buall/ as sa mban miza në fletë…/Qeshë fryrë si reja për breshër/ujë që nuk lëviz, s’pihet/ se pranë drurit të thatë digjet edhe i njomi.
- Urim: Zot na ruaj…/ U daltë për hajër!/ Po ty të hangërt goja mjaltë/ Aferim, Kalosh
Agai, të faltë zoti! Tu bëftë dita një mijë/ Të lumtë goja!/ Hallall, o trim!/ Mirë vafshi, udhambarë!
- Lutje: Bëje zot ëndërr!
- Urdhërore: Jo anej or thëëj, nankapërcëjm… Loju! /-Mbylle se na ftohët, na shtitë
hasallikun!/ Pa çohu në këmbë!/ Çohu, o trim me fletë, mos u përjarg, hajde tash, fshij qyrrat, burrë i dheut!/ Nxirre, e marrtë e mira, e marrtë!
- Dialektore : lënuren/ shkllahuni /shkoklohuni /shkalafendur/ teptisur/ kërbulur/ koklash/
kudër/ nërzere/ shurrufëll /qiriqupllak /shqirret /mër /rrymisht/ shtara/ sifate/ hasallikun.
- Shprehje alegorike: Kjo shpooj e paska oxhakin e shtremtë, po tëjmin e qitka drejt…/N’
koftë se oxhakin e koo të shtremtë e tëjmin e qet drejt edhe të zotin e koo budall.. Tëjt e koo…/ N’ koftë se tëjmin e qet dreet e të zotin e koo budall sa me e lidh n’gjrazhd me loopt, ene kjo si doket cauuc ktau, nuk a cauuc për zotin, po a gjaal, gjaal…/ N’kofsh i udhës pa skej e Krëjemadh ta thon emnin, tëj emnin tan e ke për mooll me nigjue…U ta thom, po sa pare ban. Kërkush s’ko me t’thëjrr ma n’emën. Tëj sëjllesh si qorri e s’di ka me voojt/ As menemadhi nuk a krejt pa men. Me kanë i thonë budallit menemadh. Ti, n’dash me i bo harxhet e udhës, shko e hiq pleh te Muzhëjk Ushujza, ndash me u kalb ktau, mqet dijou, sëjllu kah dardha e Mratit…
Sëfundmi: një roman, që nuk e kupton, por ndërgjegjja jote flet po nën/ndërgjegjen tënde, duke vetëmonologuar, pasi absurdi, bartëdia, dalldia, tmerri, lemeria, depresioni, skllavëria, çmenduria, llumëria, kafshëria, neveria, vllavrasmëria, përdhunuesit, huliganët, hajnia, kurvëria, babëzia, uria, janë sendërtuar përmes sociolektit/dialektik krahinor dhe syzheve gjuhësore perozhative(keqësuese), si indentifikim i të keqes shoqërore dhe socio/politike nën sisteme moniste por dhe ata me demokraci moderne. Leximi i këtij romani të fut në kaos shpirtëror, por në fund nuk kupton asgjë. Por, një lexues i mirë e kupton lëngun e imagjinatës, të pakohësisë autoriale, për të kuptur dhe frymën shkrimore post/moderniste.
- Baldick, Chris. (2001): The Concise Oxford Dictionary of Literary Terms, Oxford University Press
- Blagrove, Mark. & Farmer, Laura. & Williams, Elvira (2004). The relationship of nightmare frequency and nightmare distress to well-being. Journal of Sleep Research, 13(2).
- Bloom, Harold. (2001). How to read and why. New York, London, Toronto, Sydney, Singapore.
- Childs, Peter: (2008), Modernism, USA and Canada: Routledge.
- Cooper, Robert. & Burrell, Gibson. (1988): “Modernism, Postmodernism and Organizational Analysis: An Introduction”, Organization Studies, 9 (1).
- Eco, Umberto: (2007), Gjashtë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, “Dituria”, Tiranë.
- Habermas, Jürgen: (1987), Modernity versus Postmodernity, the A Postmodern Reader, New York: State University of New York Press.
- Izet, Duraku. (2013): Libri i udhëtarit, “Naimi”, Tiranë.
- Joyce, James. (2022): Ulyssis, përkth: Krenar Hajdëri, Tiranë.
- Kafka, Franz: (2017), Metamorfoza dhe novela tjera, përkth: Urim Nerguti, “Pema”, Tiranë.
- Kyçyku Christian -Ardian. (2016): Incógnito, [Copëza nga jeta e rojeve dhe anasjelltas], Bukuresht.
- Morawski, Stefan. (1966): The Troubles with Postmodernism. Routledge, London and New York.
- Oruell, Xhorxh, (1980): 1984 , përkth: Ramiz Kelmendi, “Rilindja”, Prishtinë
- Petoshati, Laureta. (2013): Spiralizmi, lëvizja e re letrare shqiptare, “Illyria”, USA.
https://www.illyria.com/spiralizmi-levizja-e-re-letrare-shqiptare/ - Rosenau, Pauline. (1992): Post -Modernism and the Social Sciences. Priston University Press.
- Walker, Thomas:(1996), “Postmodernism and the study of the future.” Futures Research Quarterly.
- Zejneli, Xhelal. (2024): Teknika e përroit të ndërgjegjes në letërsi, “Lajmi”, Prishtinë.
https://lajmpress.org/teknika-e-perroit-te-ndergjegjes-ne-letersi/
ObserverKult
Lexo edhe: