Foto nga përfundimi i monumentit “Nënë Shqipëri”/ Skulptorët krah saj

nënë shqipëri

Monumenti Nënë Shqipëri është 12 metra i lartë dhe ndodhet në hyrje të Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, në një kodër mbi Tiranë.
I ndërtuar prej betoni, monumenti i përuruar  në vitin 1971, përfaqëson Shqipërinë si një nënë që ruan gjumin e përjetshëm të atyre që dhanë jetën për të. Monumenti masiv mban një kurorë me dafina dhe një yll të ngritur lart me dorën e djathtë.  Ai qëndron mbi një piedestal prej 3 metrash të lartë, ku janë gdhendur fjalët “Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Atdheut”.
Monumenti i Realizmit Socialist është punë e skulptorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.

Thanas Mustaqi ka postuar në llogarinë e tij në Facebook një foto të veçantë të monumentit ‘Nënë Shqipëri’ .

Sipas statusit të tij fotoja e publikuar është bërë pas përfundimit të monumentit nga skluptorët Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri.

Statusi i plotë i  Thanas Mustaqit:

Skulptorët Kristaq Rama, Muntaz Dhrami dhe Shaban Hadëri në atelie, pas përfundimit të monumenti Nënë Shqipëri, 12 metër i lartë. Statuja është në beton dhe u përurua në varrezat “Dëshmorët e Kombit” në vitin 1971.

ObserverKult

Kliko edhe:

DRITËRO AGOLLI: NËNË SHQIPËRI

Qëndroj para teje,
Ja tek më ke,
Në krahët e tua,
Mua,
Birin tënd, shembëllimin e qenies sate,
Atë që tha sa hapi sytë, në djep:
“Të dua!”
Dhe fjalën e peshës së rëndë e ruajtën malet e rënda…

Gjithë dashuritë për nënat që janë e do vijnë
Në prehrin tënd të madh i kam vënë ,
Gjithë dashuritë për gratë, për shokët e miqtë
T’i kam sjellë t’i ngrohësh, o nënë!
Jeton dashuria per ty, se birin tënd s’e thau civilizimi.

S’e thau shekulli i atomit dhe i zbritjes në hënë;
buzët e plasura s’iu vyshk belbëzimi,
Belbëzimi i foshnjës që përgjerohët për nënë.

Poezinë e plotë e gjeni KETU

ObserverKult