Përfundoi Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë, ja të gjithë fituesit

Për shtatë net radhazi Festivali Tradicional i Komedisë “Mittrixfest” me aktivitete të shumta bëri që Mitrovica të përjetojë magji teatrore. Në mbrëmjen e fundit u ndanë çmimet kryesore, çmimin për shfaqjen më të mirë e mori shfaqja –  “Fluturimi mbi teatrin shqiptar ” nga Teatri i Kumanovës.

Me 6 komedi të cilat publiku në Mitrovicë i mirëpriti me ovacione, Kumanova, Presheva, Tirana, Mitrovica, Gjilani e Suhareka me shfaqje të jashtëzakonshme e me situata komike sollën atmosferë të ngrohtë e të qeshura pafund.

Përpos shfaqjeve që ishin pjesë e programit garues, edicionin e trembëdhjetë të Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrixfest” e karakterizuan edhe shumë puntori me ekspertë të fushës së teatrit për të cilat pati shumë interesim për pjesëmarrje, transmeton ‘express’.

Vizita turistike në objekte të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë duke promovar trashëgiminë tonë kulturore e historike që Mitrovica në këtë aspekt është një thesar i çmuar.

Veçantia e këtij edicioni, që u mbajt në Mitrovicë, ishte edhe ekspozita e pikturave të punuara me shumë dashuri dhe përkushtim nga fëmijët me autizëm.

Çdo natë në Muzeun e Qytetit të Mitrovicës, juria profesionale e përbërë nga Agnes Nokshiqi, Enke Fezollari dhe Albana Muja patën mundësi të shohin komedi teatrale e të vlerësojnë për çmimet të cilat u ndanë në këtë mënyrë:

Çmimin për shfaqjen më të mirë e mori shfaqja –  “Fluturimi mbi teatrin shqiptar ” nga teatri i Kumanovës

Për të vazhduar me çmimet tjera si:

Aktori më i Mirë Protagonist –  Shkëlqim Islami nga Teatri i Kumanovës,

Aktroja më e Mirë Protagoniste – Egzona Salihu nga Teatri i Kumanovës,

Aktori më i Mirë Jo-Protagonist – Butrint Lumi nga Teatri i qytetit të Suharekës,

Aktroja më e Mirë Jo-Protagoniste – Tringa Hasani Teatri i qytetit të Gjilanit

Regjia më e Mirë – Agon Myftari – Teatri i qytetit të Gjilanit,

Skenografia më e Mirë – Ardian Kadriu – Teatri i Kumanovës,

Dhe çmimi i publikut i cili u nda nga organizatorët e Festivalit Tradicional të Komedisë “Mittrixfest” Marigona Bekteshi – Ferati, Nik Istrefi dhe Mirsad Ferati.

Çmimi i Publikut – Tush & Shit – Teatri i Qytetit-Suharekë.

ObserverKult


Lexo edhe:

UMBERTO ECO: NUK DUHET LEXUAR PËR TË PASUR SUKSES, POR PËR TË JETUAR MË GJATË…