Nata e parë e Festivalit Evropian të Këngës ka nxjerrë 10 vendet që vijojnë garën për në finalen e madhe që do të mbahet më 11 maj.
Pas votimit të publikut në finalen e madhe do të shkojnë Serbia, Portugalia, Sllovenia, Ukraina, Lituania, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu.
Aktiviteti që u mbajt në Malmo të Suedisë dhuroi një spektakël të vërtetë teksa festivali u hap nga këngëtarja me orgjinë shqiptare Eleni Foureira ndërsa eventi mban slloganin “Të bashkuar nga muzika”.
Mbrëmja e djeshme shënoi gjysmëfinalen e parë të Festivalit Evropian të Këngës, ndërsa të enjten më 9 maj do të jetë gjysmëfinalja e dytë ku do të garojë edhe Shqipëria me këngëtaren, Besa Kokëdhima.
Pas renditjes nga ana e organizatorëve të edicionit të 68-të të Eurovision 2024 Malmo, të gjithë shqiptarët, të cilët prej dekadash ndjekin këtë ngjarje të madhe të muzikës evropiane dhe botërore, do të kenë mundësinë të dëgjojnë përfaqësuesen e Shqipërisë në këtë edicion, Besa Kokëdhima më 9 maj, në gjysmëfinalen e dytë.
Kënga e saj “TITAN” do të jetë e dyta që do të këndohet në mbrëmjen e dytë të gjysmëfinales. Versioni i ri në anglisht i këngës vjen si një bashkëpunim me producentë të njohur botërorë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ dhe producentin e njohur shqiptar Kledi Bahiti.
Videoklipi është realizuar në Stamboll dhe vjen si një trinom që kombinon tekstin, mesazhin dhe muzikën. Me këngën “Zemër n’dorë” (TITAN), Besa Kokëdhima fitoi besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovision, në Festivalin e 62-të Këngës në RTSH.
Eurovision 2024 transmetohet drejtpërdrejt edhe nga Radio Televizioni Shqiptar. Vetëm 20 shtete zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste dhe vendi mikpritës që është Suedia.
Nga gjysmëfinalja, 10 finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.
Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, në votimin “rest of the world”, ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online, mund të votojnë për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës./rtsh.al
ObserverKult
Lexo edhe:
SONTE NIS EUROVISION, JA KUR DO TË PERFORMOJË PËRFAQËSUESJA E SHQIPËRISË
Sonte fillon edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. 15 këngë do të konkurrojnë, por vetëm 10 do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.
Shfaqja fillon në orën 21:00 CEST, drejtpërdrejt nga Malmo Arena në Suedi. Prezantuesit e këtij spektakli janë: Petra Mede dhe Malin Akerman.
Të enjten gjysmëfinalja e dytë do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 16 këngë. Shqipëria në ndërkohë do të këndojë në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit.
Sivjet përfaqësohet nga artistja e mirënjohur shqiptare, Besa Kokëdhima me “Titan”.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
JA NDRYSHON TITULLIN, ME KËTË KËNGË BESA KOKËDHIMA E PËRFAQËSON SHQIPËRINË NË EUROVISION (VIDEO)
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka publikuar këngën “Titan”, me të cilën këngë do të ngjitet në skenën e Eurovisionit këtë vit për të përfaqësuar Shqipërinë.
Kënga me të cilën fitoi Festivalin e Këngës, “Zemrën n’dorë”, ka ardhur me disa ndryshime në tekst ndërsa ajo ka njoftuar se tash kënga quhet “Titan”.
Këtë e ka bërë me dije vet Besa përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ndërsa ka theksuar për fansat e krejt ata që besojnë te ajo se do të bëjë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.
‘Doja të bëja më të mirën për fansat e mi, veten time, vendin tim dhe këdo që beson në mua! Doja gjithashtu një qasje ndryshe në Eurovision.
Cilido qoftë rezultati unë do të bëj më të mirën time për të sjellë performancën më profesionale, të përkushtuar dhe më shpirt në çdo hap”, ka shkruar Kokëdhima.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult