Festivali Ndërkombëtar i Filmit, PriFilm Fest, përmbylli suksesshëm edicionin e 13-të të tij.
Pas dy vitesh mungesë në organizimin e tij me prezencë fizike, festivali tashmë tradicional solli edhe sivjet premiera të shumta vendore ndërkombëtare si dhe vlerësoi me çmime prodhimet më të mira kinematografike.
Çifti organizator i festivalit, Vjosa dhe Fatos Berisha, për pesë ditë rresht mirëpritën aktorët dhe regjisorët më të mirë të vendit por edhe nga të huajt – teksa u shprehën të lumtur që festivali sivjet arriti të realizohej fizikisht.
“Duke marrë parasysh që neve na zunë masat pak para se të fillonte festivali, unë mendoj se ka shkuar shumë mirë. Ka pasur shumë filma të mirë, ka pasur audiencë mjaft. Nuk kemi pasur mysafirë prej jashtë aq sa kemi dashur sepse ka qenë e vështirë të udhëtohet në kohë të pandemisë. Po në përgjithësi mendoj që si në aspektin e industrisë, kemi arritur të sjellim ekspertë të industrisë së filmit edhe projekte shumë të mira janë prezantuar gjatë Pri-forumit, e po ashtu edhe audienca ka pasur kënaqësinë të shohin filma shumë të mirë edhe të huaj, por edhe të kinematografisë kosovare, të cilët kanë korrur shumë suksese në vitin e fundit në festivale e listës A”, thekson Berisha.
“Fatmirësisht është kthyer mundësia që të mbahet festivali fizikisht sepse siç e dimë kohëve të fundit janë mbajtur vetëm online. Por prapë patëm fat që u mbajt komplet i hapur sepse siç e dimë prej nesër jemi të mbyllur, edhe shumë mirë sepse ka pasur filma shumë të mirë, ka pasur vizitorë të bukur shumë – sidomos filmat e prodhimeve të Kosovë kanë pasur interesim shumë të madh edhe kanë qenë filma fantastikë, pas sukseseve që kanë korrur në festivale të ndryshme, publiku i Kosovës ka pasur mundësinë t’i ndjekë edhe këtu”, ka thënë Durmishi.
Ajo thotë se fakti që “Zgjoi” është i bazuar në një histori të vërtetë, ka ndikuar që mikpritja që i ka dhënë audienca shqiptare të jetë më e madhe se në çdo festival tjetër ku ka marrë pjesë./telegrafi
LEXO EDHE: Nis edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “PRIFEST”- në garë 50 filma