Nuk kishte aheng për ekipin e aktorëve të “Superstore” teksa xhiruan skenat e fundit. Pas gjashtë sezonesh, komedia amerikane është anuluar dhe episodi i fundit është transmetuar më 25 mars në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lamtumira për serinë ka qenë shumë emocionale për aktorin Ben Feldman që luan rolin e Jonah.
“Ishte sikur shkoni në pushime që del të jenë fort të mira. Pastaj në natën e fundit darkoni në atë vend të mrekullueshëm. Por jeni duke menduar se si t’i paketoni gjërat dhe se në mëngjes do të niseni për në shtëpi apo punë. Krejt muaji ka qenë i tillë për ne”, ka thënë aktori Feldman.
Ja çka na bëri të suksesshëm
Lidhja e personazhit Jonah me Amyn ishte njëra prej temave kryesore të serisë që kishte të bënte e jetën dhe dashurinë e të punësuarve në qendrën tregtare të St.Louis, Missouri.
Rolin e Amyt e luan America Ferrera që kthehet në episodin e fundit të serisë. Ani pse e braktisi atë në sezonin e fundit, transmeton ‘botasot’.
“Ajo çka më pëlqeu për ‘Superstore’ ishte se America u largua, por emisioni vazhdoi dhe për mendimin tim ende kishte shikueshmëri. Doja të isha në një seri në të cilën secili prej aktorëve do të largohej. Por ajo do të vazhdonte pa ne. Kjo mendoj se na bëri të suksesshëm”, ka shtuar aktori Feldman.