‘Kamila, si flutur’ është romani i parë i autores franceze Sophie Daull, që vjen në shqip nga prof. Edmond Tupja. Romani drithërues tregon historinë e vërtetë të shkrimtares e cila në këtë libër ka hedhur momentet e fundit të jetës së vajzës së saj 16-vjeçare.
Përkthyesi Edmond Tupja shprehet se është ndjerë tejet i emocionuar ndërsa ka shqipëruar këtë libër:
“Në rastin e fundit përktheja duke u përlotur dhe përlotesha duke përkthyer, është një libër që të mbërthen sepse është një nënë që në kundërshtim me të gjitha hamendësimet për forcën njerëzore të çarmatos sepse nëna varros fëmijën, është e padrejtë. Ky libër është një lloj vaksine për shpirtin, vdekja është e pashamngshme por jo kjo lloj vdekje, prandaj “ O nëna o baballarë mbrojini fëmijët tuaj’’ është një ndër mesazhet që përcjell ky libër”.
Ai rrëfen më tepër për shqipërimin dhe arsyet përse ky libër nuk duhet humbur pa lexuar. Pasi të gjithë mund të gjejnë veten në rreshtat ku një nënë shpreh dhimbjen dhe ngushëllimin për humbjen e vajzës së saj nëpërmjet të kujtuarit përgjithmonë bijën e humbur në moshë fare të re.
“Populli ynë ka një shprehje shumë të bukur për kujtimin, kujtimi është i mundur kujtesës së atyre që kanë mbijetuar domethënë ne themi ‘të rroni, ta kujtoni’. Duhet të jetosh që ta kujtosh dhe kjo në një farë mënyre është pavdeksia e personit që ka ndërruar jetë”
Sophie Daullsi shkrimtare, ka botuar “Kamila, si flutur” që i vjen sot lexuesit shqiptar –libër që fitoi çmimin e parë për romanin debutues dhënë nga revista Lire; — La Suture (2016) dhe Au Grand Lavoir (2018), fitues i Çmimit Europian për Letërsinë./shqiptarja.com
LEXO EDHE: Edmond Tupja: Në këto ditë nyje lidhur vetëm drita s’është e hidhur
Në këto ditë lidhur nyje
Njeriu s’mund të jetë shkëmb
Ai ka nevojë edhe për yje
Edhe për hënën që u tremb.
Njeriu s’është fosil i tharë
Diçka të butë ka në brendësi
Ndonëse i urtë dhe i marrë
Vetes shtigjet mirë ia di.
Në këto ditë nyje lidhur
Vetëm drita s’është e hidhur.
*Titulli i origjinalit: “Njeriu s’mund të jetë shkëmb”