Publikohen fletoret e Lasgush Poradecit në të cilat shihen përkthimet që i bëri

Që prej vitit 2017, data 30 shtator është veçuar prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Përkthimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave informoi se dita përkon me festën e Shën Jeronimit, klerikut nga Iliria që përktheu Septuagintën në variantin vulgar të latinishtes.

Njëkohësisht, kjo datë synon të vlerësojë punën e përkthyesve, proces i cili luan rol të rëndësishëm në afrimin e kombeve. Ndihmesën e tyre në dobi të dialogut, kuptimit të dyanshëm dhe bashkëpunimit. Duke kontribuuar, kësisoj, në fuqizimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Mirëpo, sado romantik të duket përkthimi dhe përkthyesi, puna e përkthimit nuk është shëtitje në ndonjë kopsht Edeni, as këndellje në retë puplore të perëndimit bojëall.

Mundimet e përkthyesve janë të shumëllojshme, por më i madhi mundim mbetet afati dhe lëmimi i gjuhës.

Ilustrim i pjesshëm i kësaj janë shembujt që DPA sjell në imazhe, marrë nga fletoret e Fondit “Lasgush Poradeci” të Arkivit Qendror Shtetëror, ku poeti ka përkthyer poezi nga Johann Wolfgang von Goethe dhe Heinrich Heine.

————————————————————————————-

Lasgush Poradeci

LEXO EDHE: Rrëfimi i veçantë i gruas që u kujdes 20 vjet për Lasgush Poradecin: Të pathënat nga jeta e poetit…

Efigjeni Vako është ndër të paktët njerëz që e njeh poetin ndryshe. Ashtu siç nuk mund ta shihte askush brenda mureve të shtëpisë së varfëruar. Të uritur, të arnuar, të nevrikosur. Detaje të përditshme, të pathëna deri më sot nga jeta e Lasgush Poradecit, nga ajo që i shërbeu për më shumë se 20 vite e ai e trajtoi njësoj si të bijat.

Përveç të bijave, miqve të besës apo atyre “të dërguarve”, mikeshave të kohëve të fundit, e gjithë ç’kanë dalë deri më sot nga vitet e jetesës së Lasgush Poradecit në Pogradec, hynte e dilte me lirinë e askujt tjetër në kullën e tij edhe dikush tjetër. Për Efigjeni Vakon, çupkën e vogël që u rrit në shtëpinë e tij, nuk është shkruar deri më sot. Ajo ishte pas çdo arne të kanatjereve të poetit, pas të vetmit kostum të vjetruar 30-vjeçar që qëndronte përherë i pastër. Ishte gjithnjë aty kur Poradecit i tekej në mes të të ftohtit për trahana apo për lakror me dy petë. Efigjeni, apo siç i thërriste shkrimtari Jefkë, ishte e vetmja që kishte lejen për t’i thirrur Llazar…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU