Përkujtohen martirët At Daniel Dajani dhe At Gjon Shllaku që u ekzekutuan nga komunistët

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit përkujtoi martirët At Daniel Dajani dhe At Gjon Shllaku të ekzekutuar më 4 mars ’45 në Shkodër, duke publikuar pjesë nga dosja e Sigurimit të Shtetit.

Më 4 mars 1946 u ekzekutuan në Shkodër martirët At Daniel Dajani (1906-1946) prift jezuit. Dhe At Gjon Shllaku (1907-1946) frat françeskan, arsimtar dhe publicist.

At Daniel Dajani lindi në Blinisht të Zadrimës. U arrestua më 31 dhjetor 1945 bashkë me priftin jezuit nga Italia Gjovani Fausti (Beato Giovanni Fausti, Brozzo, 1899 – Shkodër, 1946). Më 22 shkurt 1946, Gjykata e Shkodrës urdhëroi dënimin me vdekje, pushkatim.

Martirë të Kishës Katolike

At Gjon Shllaku lindi në Shkodër, më 27 korrik 1907. Filloren dhe gjimnazin e ulët i ndoqi në vendlindje. Pasi kreu liceun “Illyricum”, u dërgua në Holandë për teologji.
Në vitet 1936-1937 doktoroi për filozofi në Universitetin e Sorbonës në Paris. Pas studimeve u kthye në atdhe. Ku ishte drejtor i “Hyllit të Dritës”. Në janar 1946 u arrestua nga regjimi komunist. Dhe pastaj u dënua me vdekje.

Atë Daniel Dajani dhe Atë Gjon Shllaku u shpallën martirë të Kishës Katolike, në nëntor 2016./ATSH

LEXO EDHE: PUSHKATIMI I ALEKSANDËR LIPES, MARTIRIT TË PARË TË KISHËS ORTODOKSE TË SHQIPËRISË