Përkujtohet Adem Demaçi, u burgos tri herë nga regjimi i kohës

adem demaçi

Adem Demaçi u lind më 26 shkurt të vitit 1936 në Prishtinë, ndërsa po të ishte gjallë sot do të festonte ditëlindjen e 88-të. Ai ishte kryesimbol i luftës për liri dhe pavarësi në mesin e bashkëkombasve të Kosovës.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë (DPA), në datën e lindjes së Demaçit, pra sot e ka kujtuar të ndjerin duke theksuar se aktiviteti i tij patriotik në emër të rezistencës kombëtare është i pashoq.

“Demaçi ka denoncuar faqe botës pa ngurruar padrejtësitë e ushtruara nga regjimi serb në kurriz të popullsisë së shqiptarëve të Kosovës. Me këtë shkulm liridashës, në vitin 1958 do të botonte në dy numra të revistës letrare “Jeta e re”, romanin e tij të titulluar “Gjarprinjtë e gjakut”, thuhet në faqen e DPA-së në Facebook.  

Popullariteti në rritje i Demaçit pas këtij publikimi, do të vinte në lëvizje agjenturën jugosllave, në instancat e së cilës përgatiteshin dy skenarët përjashtues: përfshirja e shkrimtarit në strukturën e regjimit ose ndëshkimi i tij. Në nëntor të vitit 1958, Demaçi ra në prangat e Policisë së komanduar nga qeveria autoritare e ish-Jugosllavisë, e udhëhequr prej Josip Broz Titos.

Vuajti për tre vjet një dënim nën akuzën e krimit politik dhe propagandës armiqësore. Për motive të përafërta, do të burgosej përsëri në vitet 1964-1974 dhe 1975-1990.

Në vitin 1991, u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin “Saharov”. Në punimet e Rambujesë, gjatë viteve ‘98-‘99, kreu detyrën e zëdhënësit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq në harkun kohor 2005-2007, qëndroi në krye të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. E në vitin 2010, në shenjë vlerësimi për veprimtarinë e ngjeshur me karakter kombëtar, u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Demaçi ndërroi jetë më 26 korrik të vitit 2018, në moshën 82-vjeçare.

ObserverKult


Adem Demaçi (26 shkurt 1936 – 26 korrik 2018)

Lexo edhe:

“VDES KUR DUA VET”/ HAPET EKSPOZITA KUSHTUAR ADEM DEMAÇIT

Me rastin e shënimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (ASHAK), në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, do të hapë sot ekspozitën e titulluar “Vdes kur dua vet “, ku do të shpalosën materiale arkivore origjinale nga veprimtaria politike, patriotike e kulturore e Heroit të Kosovës, Adem Demaçi.

Ekspozita do të hapet sot duke filluar nga pra 12:00, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale ASHAK, derisa tutje ka ftuar të gjithë qytetarët që të vinë dhe të shohin nga afër dëshmitë e veprimtarisë së heroit, Adem Demaçi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


agron tufa

AGRON TUFA: ELEGJI

Të paktën, dhe unë do të plakem… Në mos
plakur jam, gjer nesër në mëngjes.
Dhe s’është nevoja të ma thotë pasqyra…
Unë pres atë, që nuk duhet të pres.

Unë pres atë që e zbukuron mërzia
si djegë a flirt që mosha e përndez.
E di. S’ka qenë. Nuk do të vijë kurrë.
Po keq më vjen papritur t’ma ndërpresë

Deliri, çmenduria, një aksident fatal…
Dhe pse disi naive, dhe pse, në thelb, pa vlerë.
Është ruleta ime. Askush s’duhet ta ndalë
atë rrethrrotullim ku pata vënë njëherë

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult