Përkujtohet Ernest Koliqi, shkrimtari dhe publicisti i njohur

Ernest Koliqi
Ernest Koliqi (Shkodër, 20 maj 1903 – Romë, 15 janar 1975)

Është përkujtuar ndarja nga jeta e shkrimtarit Ernest Koliqi. Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë solli në vëmendjen këtë figurë të rëndësishme të letrave shqipe.

Më 15 janar 1975 u nda nga jeta Ernest Koliqi, shkrimtar, përkthyes, studiues i letërsisë, publicist e botues. Ernest Koliqi lindi në qytetin e Shkodrës, ku ndoqi Kolegjin Saverian të Jezuitëve dhe më pas vijoi shkollimin në Arice të Lombardisë. U kthye në Atdhe në vitin 1922, ku u integrua shpejt në jetën kulturore dhe politike të vendit, si veprimtar i shoqërive “Bashkimi” e “Atdheu”.

Gjatë viteve 1933-1937 ndoqi studimet e larta për letërsi në Universitetin e Padovas. Në vitet e pushtimit italian u emërua ministër i arsimit. Në vitin 1943 largohet nga Shqipëria për të marrë drejtimin e katedrës së gjuhës shqipe në Universitetin “La Sapienza”, Romë, ku qëndroi deri në fund të jetës. Ernest Koliqi është autor i mjaft veprave letrare si: “Kushtrimi i Skënderbeut”, “Hija e Maleve”, “Tregtar famujsh” etj.

Ai nuk lëvroi vetëm poezinë, por edhe gjininë e romanit dhe dramës. U cilësua me të drejtë themelues i novelës shqiptare. Ernest Koliqi është një ndër intelektualët më vizionarë lidhur me probleme të kulturës kombëtare e çështjes shqiptare. /ATSH

ObserverKult

______________________

Lexo edhe:

ERNEST KOLIQI: NJI ÊMËN I DASHUN MÂ PËR JETË S’DO TË KUMBONTE

Edhe nji muej e gjymsë mbushej viti. Çintja memzi zênte besë se kish kalue aqë shpejt koha. I dukej si me pasë ndodhë vetëm dy javë para ajo punë. Përshtypjet qindrojshin gjithënji të gjalla në tê. Mbante në mênd hollsít mâ t’imta: krizmën e papritun natën në derë t’oborrit, lëvizjen e trêmbun nëpër oda e në çardak, dajën Loro me rrogtarin e vet në krye të shkallës, dajën Loro qi rrallë herë në jetë të vet ishte gjetun jashtë n’at orë të shtyme të natës, i zbét në…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult