Përkujtohet kleriku që përjetoi tmerret e diktaturës komuniste

Kleriku martir Dom Ndoc Suma u burgos nga diktatura komuniste dhe u dënua me 30 vite burg.

Dom Ndoc Suma lindi në Nënshat të Lezhës më 31 korrik 1887. Ndoqi seminarin Papnor Shqiptar dhe studimet i kreu në Insbruk të Austrisë pranë Kolegjit Canisianum të Jezuitëve.

U shugurua meshtar në Shkodër më 21 shtator 1911. U arrestua për besimin e tij nga komunistët në Shkodër më 8 dhjetor 1946. Po atë vit më 16 dhjetor, u dënua me 30 vjet burg dhe punë të detyruar për bashkëpunim me diversantët të cilët nuk i kishte parë kurrë. Pasi u sëmurë rëndë u lirua më 25 nëntor 1954.

“Vetëm tashti e mora vesh çka kam bâ”, pati thënë, me humor të hidhur, kur u rikthye në qeli nga gjyqi, i dënuar me 30 vjet burgim.

Kleriku Dom Ndoc Suma vdiq në Pistull më 22 prill 1958. Megjithëse ndërroi jetë për shkaqe natyrale, ai konsiderohet dëshmor dhe u shpall i Lum më 5 nëntor 2016.

Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” përkujtoi klerikun martir Dom Ndoc Suma./ATSH

Dom Ndoc Suma

LEXO EDHE:

MEHMET TAHIRIN E LYEN ME MJALTË, E LIDHËN NË SHTYLLË DHE E LANË 7 DITË, DERISA …

Në librin e tij “Kalvari i jetës”, Kajtaz Çelo, i burgosur politik në Burgun e Gjirokastrës dhe më pas në atë të Burrelit, dëshmon se Burgu i Gjirokastrës ishte menduar si një vend ku do të izoloheshin dhe eleminoheshin njëri pas tjetrit pjesa dërrmuese e drejtuesve të Ballit Kombëtar.

Në kujtimet e tij në këtë libër, botim i vitit 2012 në faqen 86 dhe 93 ai shkruan:

Ishte data 12 maj 1945 dhe atje në burg gjeta (të dënuarit) Ismail HakiuMalo Baçi, Mit’hat Hadëri, Haki Tahiri, Avdul Haxhiu, Abdulla Rami, Haqif Miraçi, Ahmet Braho, Mehmet Tahiri (i cili vdiq në hetuesi nga torturat e tmerrshme. Duke e lyer me mjaltë dhe duke e lidhur tek një shtyllë, ku e hanin bletët...

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU