“Muzeu i Arsimit-Mësenjtorja e Parë Shqipe” përkujtoi personalitetin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Parashqevi Qiriazi.
Parashqevi Qiriazi ashtu si motra e saj Sevasti Qiriazi Dako, ju përkushtua çështjes kombëtare dhe arsimimit të vajzave shqiptare.
Fëmija i fundit i familjes Qiriazi
Lindi në 2 qershor të vitit 1880, dhe ishte fëmija i fundit i familjes Qiriazi. Arsimin fillor dhe atë të mesëm i kreu në Manastir, në shkollat fetare të huaja.
Ajo kreu studimet universitare dhe përfundoi në kolegjin “Robert” të vajzave. Aty ku studioi dhe motra e saj Sevastia.
Sapo u diplomua shkoi në Korçë, për të dhënë mësim në shkollën e Vashave të hapur prej të afërmve të saj. Kjo shkollë luajti një rol shumë të rëndësishëm në çështjen kombëtare. Arsimin shqip dhe më tej në emancipimin e gruas shqiptare.
Drejtoi shkollën e Vashave në Korçë
Shumë shpejt Parashqevi Qiriazi mori drejtimin e shkollës së Vashave. Ajo mori pjesë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908.
Në këtë Kongres ishte si sekretare e komisionit përkrah shkrimtari të njohur, At Gjergj Fishtës.
Me këtë rast ajo kompozoi këngën “Himni i Alfabetit”. Ajo shkroi edhe “Abetaren” në vitin 1909. Si dhe alfabetin e ri sipas vendimeve të dala nga Kongresi i Manastirit.
Themeloi shoqërinë e grave “Yll i Mëngjesit”
Së bashku me të motrën Sevasti Qiriazin themeluan shoqërinë e grave “Yll i Mëngjesit”. Gjatë Luftës së Parë Botërore në vitin 1914, ajo do të largohet nga Shqipëria.
Dhe merr pjesë në krijimin e partisë “Partia Kombëtare Shqiptare” në Sofje. Në këtë parti ajo do të jetë sekretare.
Ndërsa në vitet 1920-1927 merret me botimin e revistës të përmuajshme “Yll i Mëngjesit”. Kjo revistë botohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LEXO EDHE: Rrëfimi i studiueses për ditarin e Parashqevi Qiriazit
Përgjatë qëndrimit aty ajo ndoqi studimet pasuniversitare për pedagogji në Kolegjin e Oberlinit në Ohaio.
Aty mbrojti temën: “Zhvillimi i shkollave në Perandorinë Turke dhe një sistem ideal i arsimit në Shqipëri”.
Në vitet 1927-1933, ndihmoi tek “Instituti Arsimor Kyrias Tiranë”. Ky institut u themelua prej motrës së saj.
LEXO EDHE: Sevasti Qiriazi, një nga gratë me më ndikim të botës shqiptare
Gjatë pushtimit nazifashist Parashqevi Qiriazi u internua bashkë me Sevastinë dhe familjarët e tjerë në kampet e përqendrimit.
Pas shumë vuajtjeve në emër të edukimit të shqiptarëve, Parashqevi Qiriazi ndërroi jetë në vitin 1970, duke mbajtur titullin “Mësues i Popullit”./ATSH