Këngëtarja e njohur, Irini Qirjako, për herë të parë zbuloi se po kalon momente shume të vështira me familjen e saj. E ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku, ajo ndau një histori rrëqethëse për vëllain e saj.
E pyetur nga moderatorja se kur ka qenë hera e fundit që Irini ka qarë përpara një personi tjetër, këngëtarja u përgjigj:
“Nuk ka shumë, qava përpara burrit, motrave dhe familjarëve. Kam vëllain shumë sëmurë. Ai as 65-vjeç nuk ka bërë. Vetëm një mrekulli mund ta shpëtojë.”
Ndërsa moderatorja përpiqej ta ngushëllonte, Irini u përgjigj: “Jetoj çdo ditë me shpresë, por nuk e di çfarë do të ndodh”./oranews
ObserverKult
Rrëfimin e saj mund ta ndiqni në videon më poshtë:
Lexo edhe:
RRËFIMI I IRINI QIRJAKOS PËR MIKEN ZENEPE LUKA: MË JANË SHTERUAR LOTËT, MË THA KUR TË NDËRROJ JETË ÇFARË DO TË MË KËNDOSH…
Zenepe Luka Çekrezi humbi jetën kohë më parë, pas disa ditëve betejë me koronavirusin në një nga spitalet Covid. Miq e të afërm e kujtuan gazetaren.
“Është një dhimbje shumë e madhe, humba një mike të shtrenjtë, nuk kam për ta gjetur më, më janë shteruar lotët. E kishim presidente të shoqatës ‘Nermin Vlora Falasci’, grua heroike, sypatrembur, e kisha mikeshën më të afërt.
Një ditë kur ishim në varrezat e Selcës, nga ku ajo ka origjinën më tha po kur të vdes unë, çfarë do të më këndosh…”, rrëfeu kohë më parë Irini Qirijako për “Shqipëria live” në Top Channel.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult