“Përmbushet” ëndrra e shumë personave, vjen albumi i përbashkët i Rolling Stones dhe Beatles

Rolling Stones dhe Beatles janë padyshim dy nga grupet rock më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Të shumtë janë kritikët muzikorë që mendojnë se sukseset e këtyre dy grupeve britanike, jo vetëm kanë ndryshuar rrjedhën e muzikës moderne, por ndoshta edhe vetë shoqërinë perëndimore.

Nga vitet ’60, fansat e dy grupeve ikonike janë ndarë në mënyrë të qartë për sa i përket muzikës, dhe takimet zyrtare midis artistëve, kanë qenë të pakta.

Por jashtë logjikës tregtare, marrëdhënia mes tyre ka qenë tejet e mirë, madje vetë suksesi i parë i Rolling Stones filloi në vitin 1964 falë këngës “I wanna be your man”, i grupit nga Liverpuli.

Dekada më vonë, ende Paul McCartney tallet me këtë fakt, duke cilësuar grupin si “band koverash”.

Por në fakt, Beatles dhe Stones së bashku kanë shitur më shumë se 800 milionë disqe. Por “gjyshërit” e Rock-ut kanë ende uri.

E përjavshmja amerikane ‘Variety’ lëshoi ditët e kaluara një lajm të bujshëm. Bëhet fjalë për Rolling Stones që ka ftuar anëtarët e mbetur të Beatles t’iu bashkohen në një album të vetëm. 

Sipas medias, disa prej këngëve janë gati, të regjistruara me masa sigurie në një studio të Los Angeles. 

Albumi i fundit i Paulit ka qenë Mc Cartney III në vitin 2020. Ndërkohë që Rolling Stones nuk kanë publikuar asgjë që nga viti 2005, ku realizuan albumin A Bigger Bang. Për këtë të fundit pati reagime të shumta. 

Fansat presin tashmë rezultatin e albumit historik dhe ndërkohë për shaka tentojnë të sugjerojnë emrin e grupit në ”Rolling Beatles”. / a2news

ObserverKult


Lexo edhe:

1991, SHTATË JAVËT QË NDRYSHUAN ROCK-UN

Në historinë e rock-ut, viti 1991 shihet shpesh si viti kur gjithçka ndryshoi. Sipas legjendës urbane, grunge erdhi si një meteor, duke asgjësuar dinosaurët e “hair metal” që kishin dominuar panoramën e rock-ut në dekadën pararendëse. Por në të vërtetë nuk pati një asgjësim të menjëhershëm për grupet e Los Angelesit. Ajo që ndodhi, ishte një dalje pothuajse e menjëhershme e një serie albumesh epokale, të gjithë mes gushtit dhe shtatorit 1991, një dallgë shkatërrimtare e rock-ut alternativ.

“Në fundin e viteve tetëdhjetë, skenës i nevojitej një shkundje e mirë”, thotë një nga redaktorët e “Kerrang!” të asaj kohe, Geoff Barton. “Duhej diçka për t’i dhënë një pastrim të mirë rock-ut, edhe pse nuk mendoj që ne ishim të vetëdijshëm për atë që po ndodhte”.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult