Përparim Blakaj: Romët

perparim blakaj

romët,
janë melodi e rrugës
poezi e pambajtur mend
vallëzim ku muzikë është dhimbja
pikturë pa përshkrim

jelem jelem,
dëgjoje këngën time të papasjes
helmin e rrugëve e kam desert
zogjtë e pikëlluar ende fluturojnë
ty jeta, mua vdekja më takon?