Nga Çapajev Gjokutaj
Përpiqu t’i bësh mirë tjetrit. Kur nuk mundesh, syno të paktën të mos i bësh keq. Dobia s’është aq për atë, sa për ty. Se ajo që bën për tjetrin, sidomos për familjarët, miqtë e kolegët, e ndikon sadokudo jetën e tyre por, parë më gjerë, ndikon e ngjyros tejpërtej jetën tënde.
Sa je i ri e kupton dhe s’e kupton këtë të vërtetë, po kur moshohesh dhe nis të bësh bilancin e jetës, zbulon se pak, fare pak gjëra mbeten e kanë vlerë për dje, sot, nesër e për kurdoherë. Ndër këto të pakta vendin e kreut e zënë mirësia, dashuria dhe dhimbshuria.
Parë kështu kur i bën mirë tjetrit, i ke bërë mirë në radhë të parë vetes tënde, se u ke dhënë kuptim dhe peshë ditëve të tua. Ke parapaguar që të kesh paqe e qetësi në moshën e bilancit, kur shumë gjëra për të cilat je rropatur të rezultojnë kallp dhe nis e të vjen keq për kohën a, larg qoftë, për jetën e shpurë dëm.
(Nga cikli ‘Kioska e këshillave’ )
Lexo edhe:
ÇAPAJEV GJOKUTAJ: KËTA TË SOTMIT NUK BIEN NË DASHURI
Këta të sotmit nuk bien në dashuri. Disa engledisen, kalojnë kohën e plotësojnë nevoja biologjike, të tjerë bëjnë arithmetikë, dmth shohin të plotësojnë interesa a të sigurojnë jetë komode. Ndjenja ka vajtur për lesh…
Kështu më shkruan një mik fejsbuku, që me sa duket i takon çetës së përjetshme të të moshuarve, që kritikojnë brezin e ri dhe qahen se kjo botë po prishet.
Ndruaj se ata që idealizojnë dashurinë e dikurshme dhe injorojnë a zhvleftësojnë dashurinë e … ‘këtyre të sotmve’, nuk e kuptojnë se janë duke folur jo aq për realitete se sa për për sendërgji e paragjykime.
Dashuria e dikurshme haste shumë pengesa e vështirësi …
Tekstin e plotë e gjeni KËTU